E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Ligji fal mjekët e Byrosë

 

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së kërkoi, që ligji për Dosjet duhej të kishte përfshirë edhe mjekët e Byrosë Politike apo shkrimtarët, pasi edhe ata kanë luajtur rol në dënimet e kohës së komunizmit. “Ligji është një ligj që vetëm në dy nene trajton thelbin e tij. Në nenet e tjera ai tregon mënyrën se si do të funksionojë komisioni i Verifikimit të Figurave. Ato dy nene janë punuar keq, me mangësi, por gjithashtu tregon se ka pasur konsensus të plotë. Sepse janë lënë shumë pozicione të rëndësishme dhe janë përfshirë drejtorët e shkollave dhe nuk përfshihen në verifikim shkrimtarët, apo mjekët e Byrosë Politike”, tha Xhufi. Numri një i grupit parlamentar të LSI-së e cilësoi si të pavend përjashtimin nga verifikimi i ish-sekretarëve të Komiteteve të Partisë. “Përse jo sekretarët e parë të Komiteteve, të cilët luanin dhe rolin e ministrit të Brendshëm dhe të hetuesit dhe gjithçka tjetër”, tha Xhufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›