Xhuvani: Ngjarja në Vlorë, pasojë e krizës politike
Reagimi
Partia Socialiste reagoi dje ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Vlorës ku është plagosur një këshilltar i bashkisë së këtij qyteti. Deputetja Luiza Xhuvani vuri në dukje se kjo ngjarje është tregues i krizës së rëndë që po kalon Shqipëria.
“Si deputete e Qarkut të Vlorës, por mbi të gjitha si nënë, i bëj thirrje Sali Berishës, të heqë dorë nga politika e përplasjes, nga politika e konfliktit. Të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes, nga fjalori që nxit kundërvënie dhe që për pasojë, rezulton edhe në ngjarje të tilla, si ajo e mbrëmshmja, kur Morand Hoxha, fatmirësisht shpëtoi gjallë, por që në qytetin e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë la një shije të hidhur dhe përforcoi edhe më shumë ndjenjën e frikës dhe pasigurisë”, tha Xhuvani.Xhuvani vuri në dukje se është e pafalshme për këtë qeveri, që ngjarje si ajo e mbrëmshmja, kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta, duke pushtuar gjithmonë e më shumë ekranet e familjeve shqiptare.
#