Xhaçka: Meta përsërit fjalët boshe të Berishës
Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, reagoi dje ndaj deklaratave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, duke u shprehur se vazhdon të përsërisë fjalët boshe të Berishës. Ilir Meta, tha ajo, vazhdon të përsërisë fjalët boshe të Sali Berishës, ndërkohë që rezoluta që aq shpesh evokohet në këtë logjikë të çalë, pranon se Shqipëria është në krizë. “Rezoluta kërkon dialog. Sali Berisha e Ilir Meta bëjnë diversion, duke na kthyer 13 vjet pas kur Berisha refuzonte të pranonte dialogun, vullnetin e popullit dhe vullnetin e palëve. U desh detyrimisht të ndërhynin ndërkombëtarët për të vendosur rendin e munguar”, u shpreh Xhaçka. Ajo vuri në dukje se PS-ja rikërkon tryezën e kryetarit të shtetit, Presidentit të vendit, duke theksuar se zvarritja e dialogut nga Sali Berisha nuk e ul dot ritmin e përgatitjeve tona për protestën e madhe të Frontit Opozitar, deri në largimin e qeverisë. “Kërkojmë dialog për zgjidhje ose do të vijojmë me protesta për zgjedhje”, nënvizoi Xhaçka.
#