E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: Ne bashkëqeverisim vetëm me PD-në



Agrarët e Lufter Xhuvelit janë të bindur se do të bashkëqeverisin vetëm me PD-në duke i qëndruar asaj besnike në çdo rrethane të re politike, në mënyrë të veçantë, marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike dhe do të refuzojnë ofertën e të majtës për të qenë në ekzekutiv me ta, nëse do të rimerrnin pushtetin.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, z. Lufter Xhuveli, pohoi dje: "Nuk ka asnjë arsye që unë në rastin e një ftese të mundshme, në një fitore të mundshme të opozitës, t’i përgjigjem asaj pozitivisht”. Vetë Xhuveli lë të hapur dhe një opsion të dytë, atë të qëndrimit në opozitë krah demokratëve, ndonëse shpreh bindjen se kjo nuk ka për të ndodhur

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›