E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yasser Arafat do të zhvarroset në nëntor

Trupi i ish-liderit palestinez, Yasser Arafat do të zhvarroset në muajin nëntor për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Franca, të cituara nga shtypi ndërkombëtar.

Hetuesit do të mbërrijnë në Ramallah më 24 nëntor.

Autoritetet palestineze kanë konfirmuar lajmin dhe kanë saktësuar që një ekip tjetër nga Zvicra do të jetë i pranishëm në Ramallah në të njëjtën kohë.

Së fundmi, disa shkencëtarë të punësuar nga një agjenci private zbuluan nivele të larta radioaktiviteti, të substancës polonium-210, në sendet personale të ish-udhëheqësit të Palestinës, e njëjta substancë që vrau ish-agjentin rus, Aleksandër Litvinenko.

Ky zbulim përforcoi bindjen se në të vërtetë Arafat nuk ndërroi jetë në vitin 2004 si pasojë e një problemi në zemër, por i helmuar nga faktorët të cilëve i “interesonte” vdekja e tij.

Më parë, bashkëshortja Suha ka fajësuar shprehimisht shërbimin sekret izraelit, “Mossad”, për vrasjen e Arafatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›