Yjet e munguar të Botërorit
Kompeticionit afrikan do t’i mungojë magjia e Ronaldinjos dhe pjekuria e Zanetit
Kupa e Botës është kompeticioni më i madh futbollistik i planetit, por disa nga emrat më të famshëm botërorë nuk do të jenë në Afrikën e Jugut, pasi ata nuk e kanë gjetur veten e tyre midis 30 emrave në listën provizore të 32 skuadrave që marrin pjesë në Botërorin e 19-të në historinë e futbollit.
ARGJENTINA
Dy finalistë të Ligës së Kampioneve të këtij sezoni, Estebian Kampiaso dhe Havier Zaneti, që të dy të Interit, nuk janë përfshirë në listën e Argjentinës të hartuar nga një legjendë si Diego Armando Maradona. Edhe sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema nuk do të jetë në Kombëtaren e Francës, ashtu si sulmuesi i Hamburgut, Rud van Nistelroi nuk të veshë fanellën portokalli të Holandës. Diego Maradona, trajneri i Argjentinës, bëri disa ndërhyrje të “çuditshme” dhe energjike në skuadrën provizore pas një kualifikimi të vështirë të arritur në ndeshjen e fundit në grupin e Amerikës së Jugut, por megjithatë lënia jashtë e Kambiasos, Zanetit dhe Fernando Gagos nga skuadra prej 30 lojtarësh për udhëtimin në Afrikën e Jugut, është komentuar nga shumë ekspertë futbolli si të misterioze. Kambiaso dhe Zaneti kanë qenë figura kyçe në “udhëtimin” e Interit në majë të Serisë A dhe finalen e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit të Munihut, ndërsa zikaltërit italianë kanë elimnuar ekipe të mëdha si Çelsi (Angli) dhe Barcelona (Spanjë). Të dy kanë qenë në formë te ekipi i Hoze Murinjos, duke i dhënë frymëmarrje mesfushës interiste, nga dyluftimet e forta deri te ato mbyllja e vrimave në mesfushë. Gjithsesi, Interi do të përfaqësohet nga sulmuesi Diego Milito dhe mbrojtësi Valter Samuel, ndërkohë që nga Bajerni i Munihut do të jetë Martin Demikelis. Gago, mesfushori i Realit të Madridit, është gjithashtu i befasuar se përse ai nuk është në planet e Maradonës, ndërkohë që Maksi Rodriguez i Liverpulit është i rikthyer në mënyrë të papritur, e në listë është edhe Fabricio Koloçini i Njukasëll Junaitid, ky i fundit luajti gjatë gjithë sezonit në “Coca-Cola Championship” (kategoria e dytë angleze).
FRANCA
Karim Benzema është një tjetër lojtar i Realit të Madridit, të cilit do t’i duhet të shikojë Kampionatin Botëror nga televizori pasi ai dhe Patrik Vieira i Mançester Sitit dështuan të ishin pjesë e skuadrës provizore prej 30 lojtarësh të Francës. Samir Nasri është ndjerë gjithashtu i hidhëruar pasi është lënë jashtë nga Rajmond Domenek, ndërkohë që shokët e tij të ekipit të Arsenali, Gael Klishi, Uliam Galas, Abu Diaby dhe Bakari Sanja do të jenë në Botëror me vendet e tyre. Vieira, i cili i dha Mançester Sitit shumë nga eksperienca e tij e çmuar në mesfushë, e mori lajmin me dinjitet. “Është një vendim që unë e pranoj, megjithëse jam i pakënaqur. Nuk mund të bëj pyetje në lidhje me zgjedhjet e tij (Domenekut”). Përderisa trajneri i ekipit kombëtares ka kritere sportive, unë mund ta pranoj vendimin pa asnjë problem’, - tha Vieira për “Canal + Sport”. “Megjithatë, unë nuk mora asnjë telefon prej tij prej gjashtë muajsh, edhe pse unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira më të, edhe kur ai ishtë në situata të turbulla. Duke marrë në konsideratë numrin tim të ndeshjeve (107) dhe vitet në ekipin francez, unë do të pëlqeje të kisha më shumë çiltërsi, një telefonatë. Tani unë e mbylla faqen me ekipin e Francës. Unë do të preferoja, që ai të më tregonte mua ‘ju nuk keni nivelin e duhur, janë lojtarë të rinj më të mirë se ju’. Murinjo e bëri këtë te Interi dhe unë e pranova. Ta zbulosh në momentin e fundit, para televizorit, kjo është pa takt, mungesë klasi, që më preku edhe më shumë. A do ta përfundoj karrierën? Jo. Jam i sigurt se nuk do ta mbyll karrierën time si futbollist”. Emanuel Pëti, ish-partneri i Vieira në mesfushë me Arsenalin dhe Francës, mendon se përjashtimi i Vierasë është një gabim. “Ai nuk mund të pretendojë të jetë në formacionin startues, por t’i bashkohet grupit unë mendoj se ishte e nevojshme, për eksperiencën e tij, rekordin e tij, por gjithashtu edhe për personalitetin e tij”, - tha Pëti. Vetë trajneri i Francës, Rajmond Domenek, tha së lënia jashtë e Patrik Vieirasë ishte një vendim i vështirë: “Ishte vërtet pikëlluese. Ishte një zgjedhje shumë delikate”.
BRAZILI
Ronaldinjo i Milanit, por dhe Adriano i Flamengos nuk do të kenë asnjë mundësi për të treguar sadopak nga magjia e tyre në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, pasi asnjë prej të dyve nuk u përfshi në listën prej 23 lojtarësh të hartuar nga trajneri i Brazilit, Karlos Dunga. Sulmuesi i Volfsburgut, Grafite, është emri surprizë në listën e 5-herë kampionëve të botës, duke i konsumuar vendin Adrianos. Dunga e shpjegoi përjashtimin e Adrianos me synimin se ai dëshironte të ndërtonte një skuadër racionale, duke theksuar faktin se ai i kishte dhënë shumë mundësi ish-sulmuesit të Interit, po ai dështoi në to. “Adrianos iu dhanë shumë mundësi”, - tha Dunga, që e fitoi Kupn e Botës si kapiten në vitin 1994 dhe tani synon që t’i japë Brazilit trofeun e gjashtë përpara se Kampionatit Botëror i vitit 2014 të zhvillohet në vendin e tij. “Grupi gjithmonë e ka mirëpritur Adrianon, por ishte një moment kur arsyeja fliste më fortë se zemra”. Edhe 30-vjeçari Ronaldinjo, i cili ka fituar çmimin si “Lojtari më i mirë në botë , FIFA” në vitin 2004 dhe 2005, dhe kishte qenë në një formë të mirë te Milanin gjatë këtij sezoni, nuk ishte përfshirë të skuadra e Dungës për finalet e vitit 2010, duke i mohuar atij shansin për t’i shtuar vetës një trofe të dytë të Kupës së Botës pas asaj që fitoi në vitin 2002. Një tjetër lojtar i Milanit, që u la jashtë është edhe Aleksandër Pato, i cili dështoi të fitonte një vend në “Seleçao” pas një sezoni apsak të mirë në Itali. Në të kundërt nga Interi në përfaqësuesen e Brazilit është “trioja”: Hulio Sezar, Maikon dhe Lusio, tre nga lojtarët më të rëndësishëm.
HOLANDA
Karriera ndërkombëtare e Rud van Nistelroit duket se ka mbaruar kur ai është tani 33-vjeç, pasi ish–sulmuesi Realit të Madridit dhe Mançester Junaitid – aktualisht luan te Hamburgu në Gjermani, - mungoi në listën provizore të Holandës të hartuar nga trajneri Bert van Marvijk. “I thashë atij (Van Nistelroit) se e kishim ndjekur nga afër dhe admiruar angazhimin dhe dedikimin e tij për të shkuar në Kupën e Botës”, - tha Van Marvijk. “Unë besoj se Rudi është në gjendje të mirë fizike, por pas dëmtimit të gjatë në gjy, ai nuk ka kohë të rikthehet në nivelin e tij të vjetër”. Ruv van Nistelroi, i cili ka shënuar 33 gola në 64 ndeshje me Holandën tha për “NOS Studio Sport”: “Sigurisht që unë jam plotësisht i pakënaqur. E ndjej se mund ta ndihmoja skuadrën. Por tani ëndrra ime për të qenë në Kupnë e Botës u shua Mendoi se karriera ime ndërkombëtare përfundoi. Do të jem 34 vjeç më korrik”. Van Nistelroi shënoi 5 gola në 11 ndeshje me Hamburgun qysh kur mbërriti në muajin janar në Gjermani. “Tani do të shkoj me pushime dhe të çlodhem për të qenë sërish në top-formë e për të dhënë gjithçka time sezonin e ardhshëm për Hamburgun”.
ITALIA
Yjet e “televizorit”
Portierë
Alvesh (Almeria), Palop (Sevilja), Robinson (Bllekbërn)
Mbrojtës
Marselo (Real Madrid), Zaneti (Inter), Uejn Brixh (Mançester Siti), Gabriel Milito (Barcelona), Emanuelson (Ajaks), Tremulinas (Bordo)
Mesfushorë
Kambiaso (Inter), Gago (Real Madrid), Vieria (Mançester Siti), Diego (Juventus), Ronaldinjo (Milan), Rejes (Atletiko Madrid), Guti (Real Madrid), Kasano (Sampdoria), Toti (Roma), Nasri (Arsenal), Banega (Valencia), Mutinjo (Sporting Lisbonë), Kuarezma (Inter)
Sulmues
Benzema (Real Madrid), Pato (Milan), Van Nistelroj (Hamburg), Zamora (Fulham), Toni (Roma), Amauri (Juventus), Mikoli (Palermo), Adriano (Flamnego), Nejmar (Santos).
“Këmbët”, 5.6 miliardë euro
Vlera e përgjithshme e futbollistëve të 32 kombëtareve pjesëmarrëse në Botërorin e futbollit “Afrika e Jugut 2010” arrin një shifër prej 5.6 miliard euro. Kjo shumë e kalon atë të shpenzimeve që Afrika e Jugut ka shpenzuar për ndërtimin e stadiumeve dhe komplekseve (4.6 miliardë euro). Shifrat janë publikuar nga agjencia e lajmeve “Futbol Finance”, pas një studimi të kryer për çdo kombëtare pjesëmarrëse, duke vlerësuar futbollistët e tyre që kishin qenë pjesë e ndeshjeve eliminatore. Zëvendësimet, si dhe dëmtimet e futbollistëve të këtyre 32 kombëtareve mund ta ndryshojnë deri-diku këtë shifër. Kombëtarja më e shtrenjte që do të zbresë në Afrikën e Jugut është ajo e Spanjës, që kap vlerën prej 565 milionë eurove, e ndjekur nga Brazili me 515 milionë, Franca me 450, po aq sa Anglia, ndërsa futbollistët e përfaqësueses italiane kapin vlerën prej 400 milionë euro. Sfida e artë e grupeve është ajo mes Brazilit dhe Portugalisë, ku vlera e futbollistëve në fushë do të jetë rreth 895 milionë euro.
7 kampionë bote në Afrikën e Jugut
Të gjithë vendet që kanë fituar të paktën një herë Kampionatin Botëror janë të pranishme në Afrikën e Jugut. Janë shtatë skuadra që e kanë fituar Kupën e Botës: Brazili 5 herë; Italia 4 herë; Gjermania 3 herë; Uruguaji 2 herë; Argjentina 2 herë; Anglia 1 herë dhe Franca 1 herë. Kjo nuk ndodhte që prej Botërorit që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni në vitin 2002, e të fituar nga Brazili (trofeu i pestë i tij, rekord). Botërori “Afrika e Jugut 2010″, nisur edhe nga pjesëmarrëset do te jetë botërori më ambicioz i të gjitha kohërave, pasi do të marrin pjesë të gjitha skuadrat që e kanë fituar në total 18 herë titullin. Të shohësh në një botëror gjithë ekipet që e kanë fituar atë është eveniment shumë i rrallë, pasi në vitet e fundit shumë kombëtare të reja po arrijnë të ngrenë në qiell kupën më të rëndësishme në botë. Franca që në 1998 ngriti për herë të parë Kupën e Botës si dhe Argjentina që e mori për herë të parë këtë kupë në 1978). Pas Botërorit të 2002, edicionet ku kanë marrë pjesë fituesit janë: 1950, 1954, 1962, 1966, 1970, 1986 dhe 1990. Prania e Zelandës së Re dhe e Australisë (e atashuar pranë Konfederatës Aziatike) ka bërë të mundur që në këtë Botëror të jenë të përfaqësuara të 5 kontinentet, ashtu siç ka ndodhur në Botërorin që u zhvillua në Spanjë (1982) dhe në Gjermani (2006). Në botërorin që do të zhvillohet në 2010 ekipi kombëtar i Sllovakisë do të jetë skuadra e vetme debutuese. Në botërorin që u zhvillua në Gjermani më 2006, ekipet debutuese ishin plot 6 (Ukraina, Angola, Bregu i Fildishtë, Togo, Gana dhe Trinidad & Tabako).
Rekordi i Brazilit
Në klasifikimin e kombëtareve që kanë marrë pjesë më shumë herë në botërorë, mbetet ekipi i Brazilit. Më pas, në vendin e dytë vijnë kombëtaret e Gjermanisë dhe Italisë me 17 herë dhe vendin e tretë e të katërt, Argjentina (15 herë) dhe Meksika (14 herë). Ekipet që nuk mund të rrisin numrin e pranive në Botërorin e Afrikës së Jugut, janë Suedia dhe Belgjika (të dyja kanë marrë pjesë nga 11 herë në një kompeticion të tillë).
Listat
32 ekipet e kualifikuara (13 vetëm nga Europa) tashmë kanë publikuar listat provizore me 30 lojtarë. Përfundimtaret, ato me 23 futbollistë do të publikohen brenda 1 qershorit.
7 vende
Vetëm 7 vende kanë mundur të fitojnë 18-të kampionatet botërore: Brazili (5 herë), Italia (4), Gjermania (3), Uruguai (2), Argjentina (2), Anglia (1), Franca (1).
18 kampionë
Nëntë herë e kanë fituar ekipet nga Amerika e Jugut (Brazili, Uruguai dhe Argjentina) dhe nëntë herë e kanë fituar ato nga Europa (Italia, Gjermania, Anglia e Franca).
Të githë
Si kampionia i parë i botës, Uruguai (1930) ashtu dhe ajo i fundit, Italia (2006) ndodhen midis 32 finalistëve në “Afrika e Jugut 2010”.
KAMPIONËT E BOTËS
1930 - Uruguai*
1934 - Italia*
1938 - Italia
1950 - Uruguai
1954 – Gjermania Përëndimore
1958 - Brazili
1962 - Brazili
1966 - Anglia*
1970 - Brazili
1974 - Gjermania Perëndimore*
1978 - Argjentina*
1982 - Italia
1986 - Argjentina
1990 - Gjermania Perëndimore
1994 - Brazili
1998 - Franca*
2002 - Brazili
2006 – Italia
* Kampionet që kanë qenë edhe vende organizatore
14 Maj 2010