Yjet, një këngë për Haiti-in

Shefat e Brit Awards dje kanë qenë të pranishëm në mbrëmjen e bamirësisë për të ndihmuar në Haiti.
Bon Jovi është bashkuar në industrinë muzikore për të ndihmuar viktimat e tërmetit.
Legjenda e rokut është bashkuar më shumë këngëtarë të tjerë si; Robbie Williams, Kylie Minogue, Take That, Westlife, Mariah Carey dhe Rod Stewart.
Shefat e Brit Awards të cilët kanë një orar të ngjeshur për 16 shkurt, zhvilluan edhe një takim me stafin e këngëtareve dhe producentëve për të bërë një këngë që i kushtohet kësaj tragjedie.
“Në mesin e këtyre këngëtarëve do te jetë një këngë shumë e bukur dhe është një gjë që nuk është bërë për para por për hir të ngjarjes se fundit në Haiti janë bashkuar të gjithë këngëtarët. Kënga është e mrekullueshme dhe do të përformohet ‘live’”, tha një burim për tabloidet britanike.