Jessica dëshiron të jetë e bukur

Jessica Simpson thotë se është në presion për t’u dukur e mire.
Bukuroshja, e cila është refuzuar nga rokeri Billy Corgan vitin e kaluar, ka qenë e kritikuar për të humbur peshë dhe kjo ndikoj shumë në vetëbesimin e saj.
“Për t’u dukur e bukur ndonjëherë mund edhe të kthehet në fiksim”, ka thënë Simpson.
“Femrat kanë presione për t’u dukur bukur për peshën, për format e trupit, e shumë gjëra të tjera. Ka gjithmonë diçka që unë kam kërkuar për të rregulluar sepse gjithmonë është dikush që duket më mirë se unë”.