Edi Rama, në këto ditë vakie

Kryetari ende në detyrë i PS-së s’shfaqet dot më në seli, pasi po respekton ditët e vakisë. Në prag të të shtatave të humbjes së bashkisë, ai veç po u jep mesazhin të vetëve se është në hall, e se nga dhimbja po u drejtohet “faktorëve të jashtëm”, që të shpëtojë nga simptomat e këputjes e të marrjes së mendve. Por vakia vjen me shpirtin e revanshit dhe në grumbullimin e besnikëve shpërndahet lista e shpifjeve për kundërshtarët, por edhe lista e rekrutimeve të reja për vjeshtën e vështirë të mbijetesës
Edi Rama, nuk po e fsheh këto ditë që është në një hall shumë të madh. Si të gjithë mortaxhinjtë, ai nuk po flet në publik. Kjo gjuhë e heshtjes, duket se është zgjedhur nga Edi Rama, për të përcjellë mesazhin se është në hall...
Fshehja e tij, arratia nga jeta publike, gjithsesi nuk mund ta shpëtojnë nga halli i madh që e ka zënë.
Megjithatë, për të larguar sa më shumë këtë hall të madh, ai nuk resht së përpjekuri për ta qetësuar trurin me ndonjë faktor të jashtëm... Këputjet e trupit, marrje mendsh, kanë një “ilaç”, të paktën për të gënjyer veten se mund të qetësohet. Edi Rama, këtë e di, sikurse dihet që “ilaçi”, që ai përdorur, merret duke thithur fortë me flegrat e hundës, apo edhe me injeksion...
Në momente relaksi, kur gjendet nën efektin edhe të “ilaçit”, gjen kohë të grumbullojë besnikët e tij rreth vetes, dhe pse jo, tu shpërndajë edhe ndonjë kafe.
Duke gënjyer veten, bashkë edhe me bindjen se gënjen edhe besnikët e tij, Edi Rama në këto shpërndaje kafesh, ju shpërndan atyre edhe doza shpifjesh të ndryshme. Më emblematikja që po bën “xhiron mediatike” në këto ditë, është shpifja, sipas së cilës, vendimi i Kolegjit Zgjedhor, do të ankohet “më lartë”. Dhe kjo “më lartë” shkon si gënjeshtër “lart e më lart”, duke filluar nga Gjykata jonë Kushtetuese, ngjitet për në Komisionin e Venecias, për të përfunduar në Strasburg...