Ylli Ziçishti: ”Pas 10 korrikut ndërpriten operacionet në QSUT”
Spitalet do të presin vetëm urgjencat dhe disa raste të planifikuara. Stina e nxehtë ndërpret operacionet në spitale për dy mua, rinisin në shtator
Emanuela Sako
QSUT-ja do të ndërpresë kryerjen e operacioneve gjatë dy muajve të nxehtë të verës. Shefi i Shërbimit të Klinikës Kirurgjikale në QSUT, Ylli Ziçishti shprehet se operacionet do të ndërpriten për një afat kohor që pritet të nisë nga data 10 korrik deri në shtator. Por, stafi mjekësor do të jetë i gatshëm të presë rastet e urgjencave, duke lënë të lira listat e planifikimit të operacioneve të tjera. Janë disa arsye që e çojnë drejtorinë e QSUT-së në këtë vendimmarrje. Por, më kryesorja është se stina e nxehtë nuk është e përshtatshme për të kryer operacione, pasi mund të ndodhin infeksione të ndryshme dhe vështirësi në mirëmbajtjen e plagës së hapur nga ndërhyrja kirurgjikale.
Situata
Pacientët që nuk kanë probleme emergjente duhet të presin muajin shtator ose të kryejnë ndërhyrjen në këto ditë që kanë ngelur, pas marrjes së konsultës nga mjeku. Rastet që janë më emergjente, për personat që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe që kryerja e operacionit duhet të kryhet medoemos sepse pacienti rrezikon jetën, mjekët janë të detyruar ti realizojnë. Në këtë periudhë kohore stafi mjekësor do të reduktohet për shkak të pushimeve verore dhe situata do të përballohet nga një staf më i vogël në numër. Sipas stafit të mjekëve, kjo ndërprerje është normale sepse temperaturat e larta janë të dëmshme për mbarëvajtjen e pacientëve që kanë kryer operacion. Pacientët që do të mbeten pa kryer ndërhyrjen kirurgjikale, do të shtyjnë afatin kohor deri në shtator. Kjo është periudha e vetme e vitit ku spitalet reduktojnë stafin e tyre dhe fluksi i punës bie. Vendin e tyre e zënë problemet shëndetësore stinore dhe moshat më problematike janë të vegjlit dhe të moshuarit.
Statistika
Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e QSUT-së, në këtë qendër spitalore kryhen mesatarisht rreth 100 operacione në ditë. Duke u nisur nga kjo shifër, duket se spitalet do të kenë një fluks të madh pune pas mbarimit të pushimeve dhe sezonit veror. Pacientët që duan të kryejnë medoemos ndërhyrjen, duket se do t’u drejtohen klinikave private, të cilat kanë një fluks më të ulët të punës se sa shtetërori dhe do të jenë të gatshme për të pritur pacientët që do t’u ofrohen në këtë periudhë. Megjithatë, specialistët shprehen se koha më e përshtatshme për kryerjen e operacioneve janë muajt e ftohtë të vitit, ku ndotja mikrobike është më e ulët.
9 Qershor 2009