BE dhe OSBE organizojne seminarin Roli i shoqerise civile ne nxitjen e mireqeverisjes ne nivel lokal
Roli i shoqerise civile ne nxitjen e mireqeverisjes ne nivel lokal ishte tema e diskutimit ne seminarin e organizuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope.
Fjalen e hapjes ne kete seminar e mori Robert Mangham zevendesshefi i Departamentit te Mireqeverisjes per Ceshtjet Ekonomike dhe Mjedisore Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi i cili tha Bashkia Kamez eshte nje shembull qe duhet marre jo vetem nga bashkite e vendit por edhe te rajonit me progresin dhe ndryshimet e medha qe ka pesuar ky qytet.
Nje rol te rendesishem ne kete seminar kishte Bashkia Kamez e cila ishte marre si etalon per bashkite e tjera. Kjo u vu re edhe nga diskutimet e nga progresi qe ka bere kjo bashki pergjate viteve te fundit.
Ne fjalen e tij kryebashkiaku i Kamzes z. Xhelal Mziu u shpreh Ne keto vite qe une drejtoj Bashkine Kamez mund te deshmoj dhe faktoj ne menyre te gjithanshme se dinamika e bashkepunimeve midis aktoreve e faktoreve ne kete bashki qe ndihmojne dhe sjellin pervojat e reja demokratizuese planifikuese komunikuese nepermjet instrumentesh gjitheperfshirese dhe transparente ne radhe te pare ne raportet me publikun e gjere grupeve te interesit dhe rrjetin e shoqerise civile ka pasur nje intensitet mjaft te larte. Seminari vijoi per disa ore me radhe me diskutime ne lidhje me alternativat se si mund te behet nje mireqeverisje ne nivel lokal.