E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres linjat urbane zhvendosen tek Ura e Dajlanit

Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ka njoftuar te gjithe qytetaret e Durresit se autobuset e linjave nderqytetese te udhetareve do te zhvendosen nga sheshi perpara stacionit te trenit ne hyrje te Durresit. Kryebashkiaku Dako u shpreh se zhvendosja e vendit te nisjes se ketyre autobuseve do te jete e perkohshme dhe kjo do te behet per arsye se bashkia do te filloje rijetezimin e sheshit perpara stacionit te trenit nje tjeter projekt madhor qe po kryhet me investimet e Bashkise ne favor te qytetareve Dua te njoftoj te gjithe qytetaret se per nje kohe prej 90 ditesh autobuset e linjave te ndryshme do te zhvendosen nga ky shesh. Te gjithe autobuset e linjave Ishem Sukth Manze etj. do te zhvendosen ne rrugen e re te zones se ish-Kenetes nderkohe qe autobuset qe udhetojne drejt Tiranes dhe drejt te gjitha qyteteve te Shqiperise do te zhvendosen 50 metra me larg ketij sheshi prane rruges hyrese te Durresit. E gjithe kjo behet per arsye se bashkia do te filloje punen per rijetezimin e ketij sheshi dhe pasi te perfundoje ky investim autobuset do te rikthehen serish ne kete shesh qe do te jete nje stacion nisjeje per te gjitha keto linja. Ky eshte nje tjeter investim qe do te kryejme ne vazhden e investimeve te Bashkise se Durresit ne drejtim te permiresimit te infrastruktures ne favor te interesave te qytetareve te Durresit. Rijetezimi i ketij sheshi do te kushtoje rreth 135 milione leke te reja dhe perfshin pervec punimeve nentokesore dhe asfaltimit te sheshit edhe rivitalizimin e hapesirave te gjelbra shtrim me gure natyrale te nje siperfaqeje prej 1300 m2 shatervan etj. E gjithe zona ku do te punohet per rijetezimin perben nje siperfaqe prej 12 800 m2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›