E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta thërret Nogën

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 16:08

Albumi i shumëpritur i Gentës, i cili pritet të lansohet shumë shpejt, sigurisht se do të ketë edhe shumë bashkëpunime të cilat ende nuk janë zbuluar, por një prej tyre, sipas të gjitha gjasave, do të jetë me tinejxherin Noga Beatbox.

16 vjeçari i talentuar në beat box ka zbuluar se do të jetë pjesë e albumit të ri të Gentës dhe këngës do t’i realizohet edhe një videoklip.

Albumi i ri i Gentës është duke u pritur me padurim nga fansat e këngëtares, pasi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ishte vetë Genta ajo që kishte bërë të ditur se albumi i saj i ri do të jetë ‘i zjarrtë’.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›