Z. Rama, t’u ftoh kafeja
Gjatë luftës në Spanjë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar ndërmjet monarkistëve dhe republikanëve, Gjenerali Franko që udhëhiqte monarkistët, kishte deklaruar se në një datë të caktuar do të pushtonte Madridin dhe do të pinte kafe në Puerta Del Sol (Porta e diellit). Por nuk ndodhi kështu. Republikanët me këtë rast vendosen një banderolë të madhe në mes të kryeqytetit spanjoll, në të cilën shkruhej: “Franko, t’u ftoh kafeja!”. Ky rast po më kujton tentativat e vazhduara dhe të dështuara të Edvin Ramës, se i mbajti me gënjeshtra të vazhduara për 8 vjet në opozitë socialistët më radikal të së majtës ish komuniste, se me sot e me nesër do të rrëzonte Berishën. Ëndrra se një ditë do të bëhej kryeministër, nxiti delirin e tij paronjak në veprime të dhunshme dhe kundër demokracisë, çka në të vërtetë ka dëmtuar shumë rëndë imazhin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Sigurisht nuk ka asnjë dyshim se marrëzia e tij nuk pati të ndalur, kur i detyroi deputetët e Partisë Socialiste të merrnin rolin e arixhinjve duke u fryrë bilbilave në Parlament,bojkotin e vazhduar për votimin e ligjeve të rëndësishme që kërkonin shumicën e cilësuar. Por kulmi i kësaj marrëzie kulmoj me vendosjen e çadrave përpara Kryeministrisë me të ashtuquajturën “grevë të urisë” të deputetëve të Partisë Socialiste,që pasi u dendën duke ngrënë qofte e panine Bregut të Lanës dhe e bënë bulevardin e Tiranës si nevojtore publike, u bënë gazi i botës deri sa u nxorën me pahir nga presioni i faktorit ndërkombëtarë. Edhe pse dështoj me turp në këtë shfaqje me karnavale, i sëmuri psikik i të majtës ish-komuniste nuk ndaloj në aventurën e tij kundër demokracisë por ideoi dhe realizoi sulmin për të pushtuar Kryeministrinë me ngjarjet e kobshme të 21 Janarit, në një tentativë kriminale për marrjen e pushtetit nëpërmjet dhunës dhe revolucionit bolshevik. Fjalimi që do të mbante nga ballkoni i Kryeministrisë se “ky ishte vullneti i popullit” pasi “protestuesit paqësorë të kishin linçuar Berishën”, i mbeti në xhep dhe më pas e hodhi në Lumin e Lanës, të përzier me fekalet. Më pas u betua se në “festën e 100 vjetorit të Pavarësisë, Berisha nuk do të ishte Kryeministër i Shqipërisë”. Edhe kjo si e gomarit në ëndërr nuk ndodhi. Edhe përpjekjet e tij të mëpastajme për të penguar integrimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE,se në këtë mënyrë do të fitonte terren për të shkaktuar një krizë politike në vend, u ekspozuan shumë shpejt nga opinioni në Shqipëri dhe ai ndërkombëtarë dhe ju kthyen në boomerang Partisë Socialiste.
Dështimet e njëpasnjëshme, gënjeshtrat e vazhduara të Edi Ramës, i kanë lodhur dhe zhgënjyer edhe enveristët më fanatik në PS por edhe mbarë elektoratin e kësaj force politike. E ndodhur në krizën e sajë më të thellë dhe pa rrugëdalje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, lëvizja e Edi Ramës për t’u bashkuar në një koalicion para zgjedhorë me Ilir Metën gjoja për të “rrëzuar Berishën”, ngjanë me bashkëjetesën e dy aligatorëve në një kënetë të turbullt por se cili do ta rrufisë tjetrin në luftë për të drejtuar të majtën ish komuniste, nuk i dihet. Nuk është e panjohur dëshira dhe përpjekjet e Ilir Metës që të marrë drejtimin e Partisë Socialiste ose e të majtës në përgjithësi. Nuk është i rastit alarmi i dhelprës së kuqe Skender Gjinushi që e priti në këmbët e para ardhjen e Metës në koalicion me PS, duke nuhatur se qëllimi i tij nuk është fitorja e PS por humbja e saj në zgjedhje. Më pastaj skenari do të jetë i tillë që Rama të japë dorëheqjen dhe Ilir Meta duke bashkuar të dy forcat politike PS-LSI të bëhet Kryetar i të majtës në Shqipëri. Nuk është shumë e sigurtë rruga e Metës në këtë aventurë egoiste pasi ka shumë mundësi në këtë lojë është në pritje edhe Fatos Nano dhe Meta nuk e ka të lehtë me ujkun e vjetër të së majtës shqiptare. Ilir Meta e ka të qartë se një fitore e Partisë Socialiste në këto zgjedhje do të asimilonte krejtësisht LSI dhe kjo do të ishte fatale për karrierën e Metës. Është mjaft e sigurtë se Ilir Meta ka bërë zgjedhjen e vet për kohën dhe të ardhmen e partisë së tij, duke u larguar nga qeverisja për në opozitë dhe bashkimin me Partinë Socialiste në një koalicion parazgjedhor. Nga ana tjetër e ka çliruar Partinë Demokratike nga një makth i pa parë dhe demokratët janë të çliruar nga bashkëpunimi i detyruar me një forcë politike të tillë që në programin e sajë integrimi europian është vetëm një fasadë. LSI në përbërjen dhe pikëpamjet e sajë ka ide më të avancuara enveriste. Në kampin e demokratëve ndjehet një besim i patundur për një fitore të pastër dhe spektakolare në drejtimin e matur vizionarë dhe politik të Sali Berishës. Demokratët janë më të motivuar se asnjëherë tjetër në organizimin e tyre në këtë fushatë elektorale që kanë se çfarë të thonë elektoratit të tyre,duke kërkuar edhe një mandate tjetër qeverisës. Ndërkohë e majta ish komuniste me të gjitha problemet e sajë në raport me popullin shqiptarë për të kaluarën e sajë kriminale kundër popullit në regjimin komunist, është në krizën e saj më të thellë duke ndjerë humbjen e pashmangshme në zgjedhjet e 23 Qershorit. Edi Ramës ju ftoh kafeja, duke pritur si gomari në ëndërr se do të bëhet ndonjëherë kryeministër. Më shumë gjasa ka që ndonjëherë kafenë e fitores ta pijë Ilir Meta apo Fatos Nano. Edi Rama do të mbetet në histori si budallai më i dalluar si politikan i të majtës post komuniste.