ZMK, protesta kundër OSSH dhe tarifave telefonike
Pak kohë më parë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka shfuqizuar rregullimin e tarifave me pakicë për AMC dhe Vodafone Albania. Në vitin 2007, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve pati vendosur rregullimin e tarifave me pakicë për AMC dhe Vodafone Albania, në dy planet kryesore tarifore me parapagesë, Albakarta dhe Vodafone Card. Vendimi mori fuqi të plotë ligjore në vitin 2008, pasi, bazuar në metodologjinë përkatëse, Këshilli i Ministrave miratoi uljen e detajuar të tarifave me pakicë. Por ndërkohë që janë hequr rregullimet në tregun me pakicë, do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi rregullimi i tregut të shumicës. Të tre operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri janë shpallur Operatorë me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT). AKEP ka marrë këtë vendim pas miratimit të variantit përfundimtar të analizës së tregjeve të telefonisë celulare. Për AMC dhe Vodafone Albania ky status ka ekzistuar edhe më parë, ndërkohë që Eagle Mobile është hera e parë që cilësohet si i tillë. Ligji i komunikimeve elektronike i përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, paraqiti një sërë rregullash të reja për këtë treg. Sipas ligjit, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve zëvendësohet me një institucion tjetër, që është Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AKE). Në këtë projekt, parashikohet që të ketë një metodike të re për përcaktimin e operatorëve me fuqi në treg. Projekti përcakton që të hiqet pozita me fuqi në treg (FNT) e një operatori që ka më shumë se 24% të tregut, që përcaktohej sipas ligjit të vjetër dhe futet koncepti i ri, ku një sipërmarrës do të konsiderohet se ka FNT, nëse i vetëm ose së bashku me të tjerë zotëron një pozitë të tillë ekonomike, që mundëson një zgjerim të ndjeshëm dhe të pavarur nga konkurrentët, klientët apo përdoruesit përfundimtarë. Projekti parashikon që AKE rregulloi tarifat sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj, duke iu referuar niveleve që zbatohen në tregun Evropian apo atë të vendeve të rajonit. Referuar ligjit, në këtë rast, tarifat e referencës mund të merren në nivel mesatar, ose duke përdorur teknika të gërshetuara për llogaritjen e tyre. Për të orientuar tarifat që përdorin konsumatorët përfundimtarë drejt kostos, që është edhe thelbi i këtij ligji, nevojitet që fitimi i realizuar në Shqipëri nga kompanitë me fuqi në treg të janë të ngjashme me fitimet mesatare në vendet e tjera të Bashkimit Europian, rajonit apo të vendeve të tjera në zhvillim.
Last Updated on E Shtune, 17 Prill 2010 18:53