BB dhe OBSH: Aksidentet rrugore, 100 milion euro kosto në vit
Vdekja mbi rrota vëren se kosto e këtyre aksidenteve në vendet më të ardhura të ulëta ku përfshihet edhe Shqipëria arrin deri në 1 deri në 1.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Sipas vlerësimeve të eksperteve të Bankës Botërore kosto e një aksidenti me pasojë vdekjen shkon deri në 195 mijë euro ndërsa në një aksident me lëndime kosto vlerësohet deri në 75 mijë euro. Gjatë vitit 2009 në Shqipëri pati rreth 1465 aksidente rrugore nga ku gjeten vdekjen rreth 491 qytetarë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore 35-40 për qind e viktimave kanë qenë këmbësorët. Sipas këtyre treguesve banka botërore vlerëson se kostoja e aksidenteve rrugore mesatarisht në një vit në Shqipëri arrin deri në 100 milion euro. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria duhet të ndërhyrje në mënyrë emergjente për të financuar në sigurinë rrugore pasi kosto e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet është shume herë më e lartë se shpenzimet që duhet të kryejë qeveria për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Është kosto e papranueshme, vlerëson Banka Botërore. Në një viti humbin jetën 300 persona dhe plagosen 1200 nga aksidente rrugore. Në konferencën e Sigurisë në Rrugë të zhvilluar dje, është bërë publik bilanci tragjik i aksidenteve në rrugë. Sipas statistikave numri i aksidenteve në rrugë është rritur. Për këtë qëllimi kryeministri Berisha, i cili ishte i ftuar në këtë konferencë është shprehur së qeveria ka vullnetin e plotë për të marrë masa për këtë problem. Ndërkohë sipas ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashi, 78.8 për qind e aksidenteve me vdekje janë për shkelje të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve, 19 për qind për shkelje të rregullave të qarkullimit nga këmbësorët dhe 2.3 për qind për të meta teknike të mjeteve.
Aksidentet
Bilanci i vdekjeve nga aksidente në rrugë është tragjik. Sipas statistikave të Komitetit të Sigurisë në Rrugë, vetëm gjatë një viti, si pasojë e aksidenteve në rrugë kanë humbur jetën mbi 300 persona dhe rreth 1200 janë të plagosur, prej të cilëve 350 me dëmtime serioze për jetën. Të përballesh me këtë rrezik, i cili në Shqipëri merr mbi 300 jetë në vit dhe shkakton mbi 1200 të plagosur të formave të lehta dhe të rënda, nuk është e thjeshtë, por është plotësisht e mundshme. Sipas të dhënave mbi aksidentet e ndodhura këto 5 vitet e fundit, rezulton që në vendin tonë, numri mesatar i aksidenteve me vdekje për 10.000 mjete është 10, përkundrejt 505 që e kanë vendet e Evropës Qendrore e Lindore, pra rreth 1.8 herë më i lartë.