E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Liqenit të Shkodrës, kosh mbeturinash i papastruar

Liqeni i Shkodrës, me sipërfaqen më të madhe në Ballkan, është një bukuri dhe pasuri e cila ka hyrë në dy sisteme ruajtjeje si kombëtare dhe ndërkombëtare, por pastrimi dhe mirëmbajtja mbeten ende shumë larg standardeve. I gjithë bregu liqenor nga ana e Shirokës dhe Zogajt, është kthyer në një vend ku si bimësia dhe papastërtia, përbëjnë edhe bukurinë e shtuar dhe që prish çdo raport me turizmin. Bregu, në fillim të stinës së nxehtë është një grumbullim qeskash plastmasi në këtë breg. E gjithë kjo papastërti e grumbulluar  afër bregut, nuk kalon pa u parë si nga lokalët e Shkodrës dhe shoqatat e mjedisit, por edhe nga ministria përkatëse. Nga plastmasi e pësojnë si speciet bimore dhe peshqit, por deri tani edhe pse dihet mirë kjo gjë, nuk ka ende asnjë iniciativë për pastrimin e kësaj mbytjeje të gjallesave në Shirokë dhe gjatë rrugës së saj, por edhe bregut të liqenit. Këtë përkeqësim të situatës e pësojnë edhe zogjtë e ndryshëm që ka liqeni dhe banorët, të cilët gjithashtu janë të pandjeshëm për këtë situatë. Gjatë bregut të liqenit nuk ka kazanë mbeturinash dhe nuk ka pastrim dhe mirëmbajtje të zonave që popullohen për plazh liqenor. Kjo është edhe më e keqja që dallohet qartë në Shirokë, Zogaj dhe gjatë bregut. Nuk pastron askush, dhe bregu në fakt është një fatkeqësi e mbushur me plastmas dhe mbeturina të ndryshme, aspak të dekompozueshme. Deri kur do të vazhdojë kjo moskujdesje nuk dihet, por deri tani nuk ka as një institucion apo shoqatë, që ti paraprijë procesit të pastrimit të bregut të liqenit të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›