Thiago ‘pranon’ Barcelonën

Milani nuk dëshiron ta shet por Thiago Silva dëshiron të largohet. Nga të gjitha ofertat që i kanë mbërritur, ylli braziliani thuhet se ka pranuar atë të Barcelonës.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja katalane Sport, sipas së cilës Barcelonës i ka mbetur të arrijë marrëveshje edhe me Rossonerët para se të sigurojë shërbimet e Silvas.
Për të, gjiganti katalan thuhet se është i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro. Silva ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2016.