Pedro i beson Vilanovas

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka lavdëruar trajnerin e ri Tito Vilanova dhe shprehu besimin e tij se ai do të përcjell arritjet e ish strategut, Pep Guardiola.
Pedro beson se Vilanova posedon kualitetet e nevojshme për të udhëhequr gjigantin katalan drejt sukseseve të reja. “Tito do të jetë trajner i mirë”, tha Pedro për El Mundo Deportivo.
“Ai ka të njëjtën filozofi si Guardiola, që përfshin futbollin sulmues, dhe dëshiron që loja jonë të jenë kënaqësi për tu shikuar. Përveç kësaj ai është person i shkëlqyeshëm”, përfundoi reprezentuesi spanjoll.