Lucas nuk është në shitje

Sao Paulo nuk ka ndërmend të shesë talentin Lucas Moura, i cili së fundmi është kërkuar nga Chelsea dhe Inter.
19 vjeçari ka zgjuar vëmendje të gjigantëve evropian pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Sao Paulon. Mirëpo, drejtori i klubit, Adalberto Baptista ka insistuar se Lucas nuk do të largohet gjatë kësaj vere.
“Nuk duam ta shesim Lucasin. Ai po ashtu ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Sao Paulo. Nëse në çfarëdo rrethana duhet të diskutojmë një transferim, atëherë duhet të bisedojmë për dëmshpërblimin që e dimë të gjithë se është i lartë”, deklaroi Baptista për Radio Estadao ESPN.