Nilmar drejt Internacionalit

Ylli brazilian Nilmar është shumë pranë rikthimit në vendlindje pasi arriti marrëveshje me klubin Internacional.
Sulmuesi i Villarrealit ka vendosur të largohet nga klubi pas rënies në divizionin e dytë dhe thuhet se vetëm detajet e ndajnë nga kalimi në Internacional. Drejtori i Internacionalit, Cuca Lima konfirmoi marrëveshjen dhe bisedimet rreth dëmshpërblimit me Villarrealin.
“Çështja e pagës është sqaruar me futbollistin kurse tani kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje rreth çmimit me Villarrealin”, deklaroi Lima për Lancenet.