Romeu mbetet në Chelsea

Oriol Romeu është zotuar të qëndrojë në Chelsea edhe pse nuk është paraqitur shpeshherë gjatë sezonit të fundit.
Mesfushori nuk brengoset nga statusi i rezervistit dhe dëshiron të mbetet në Stamford Bridge për të luftuar për një vend në formacionin bazë. “Di Matteo është në Chelsea andaj do të qëndroj edhe unë. Kam kontratë, ëndërroj të jem titullar i kësaj skuadre”, tha ish produkti i Barcelonës për Goal.com.
Romeu luajti më tepër nën drejtimin e Andre Villas-Boasit por duket se ka marrë garanci nga Di Matteo për rolin e tij në ekip.