Pato synon Olimpiadën

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka thënë se ka tejkaluar problemet me lëndime dhe shpreson të luajë për Brazilin në Lojërat Olimpike verore, Londra 2012. Ylli i Rossonerëve kaloi një vit të vështirë pasi mungoi për periudha të gjata si arsyeje e lëndimeve të vazhdueshme.
Por, ai beson se tani ka tejkaluar problemet dhe është i gatshëm të marrë pjesë në garë.
“Të gjitha lëndimet ishin dramatike për mua. E dija se do ti tejkaloj dhe i kam tejkaluar. Tani dua të realizoj potencialin tim dhe jam i gatshëm të bëjë gjithçka në fuqinë time që të marr pjesë në Olimpiadë”, deklaroi Pato për Globoesporte. 22 vjeçari u inkuadrua nga bankina dhe shënoi në fitoren 4-1 të Brazilit në miqësore kundër SHBA-së të mërkurën.