E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, një i vdekur

TIRANë- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00. Aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Nga përplasja e një motorri me një makinë me targa të Tiranës 1834 P, ka mbetur I vdekur drejtuesi i motorrit.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngarje.

Mësohet se përplasja mes mjeteve ka qënë shumë e fuqishme, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të motorrit. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›