E Diel, 1 Nëntor 2026

KMK urdhëron Albtelekom tu çojë abonentëve faturat në shtëpi

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve në mbledhjen e tij të datës 1 prill 2010, mori në shqyrtim çështjen lidhur me mos-dorëzimin e faturave nga ana e operatorit të telefonisë fikse Albtelekom sh.a në vendbanimin e konsumatorëve. Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve

në mbledhjen e tij të datës 01.04.2010, mori në shqyrtim çështjen lidhur me mos-dorëzimin e faturave nga ana e operatorit të telefonisë fikse Albelekom sh.a në vendbanimin e konsumatorëve.  Megjithë ftesën drejtuar operatorit Albtelekom sh.a. me shkrese numër protokolli 3, datë 25.3.2010 për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit, nuk u paraqit asnjë përfaqësues i tyre. Komisioni pas shqyrtimit të çështjes, mbështetur në ligjin nr. 9902, dt. 17.04.2008 Për mbrojtjen e konsumatorëve, konstatoi  se kjo praktikë e ndjekuar nga operatori Albtelekom është në kundërshtim me dispozitat e ligjit të sipërpërmendur. Për këtë arsye, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve mbështetur në nenin 40, pika 5 dhe nenin 55, të Ligjit nr. 9902, dt. 17.04.2008 Për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe në pikën 6/c të VKM nr. 1444, datë 22.10.2008 Për mënyrën e funksionimit të KMK-së vendosi ndalimin e shkeljes dhe detyrimin e operatorit Albtelekom sh.a që mënyra e faturimit për shërbimin e telefonisë fikse, nga muaji prill e në vazhdim të jetë në përputhje me ligjin nr. 9902, dt. 17.04.2008 Për mbrojtjen e konsumatorëve.

Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 18:15

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›