E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madoff, hetime ne rregullatorin financiar te SHBA-së

Rregullatori më i lartë financiar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni për Siguritë dhe Shkëmbimin, do të hetojë shkaqet e moszbulimit prej tij të mashtrimit disa miliarda dollarësh të financierit amerikan, Bernard Madoff.

Kreu i komisionit, Christopher Cox, i përshkroi gjetjet e para në këtë çështje si 'thellësisht shqetësuese".Ai tha se stafi i komisionit kishte dështuar disa herë gjatë të paktën një dhjetëvjeçpari, që të hetonte pretendime specifike dhe të besueshme për shkelje në këtë çështje.

Komisioni është kritikuar që nuk arriti ta zbulonte skandalin deri javën e kaluar dhe vetëm pasi punonjës të administratës së z. Madoff iu drejtuan vetë autoriteteve.

Pretendime serioze.

Që nga arrestimi i Bernard Madoff, numri i kompanive dhe individëve që druhen se kanë kanë humbur pasurinë është shtuar. Banka kryesore spanjolle, japoneze dhe britanike kanë lënë të kuptohet se kanë humbur miliarda dollarë dhe shkalla e plotë e dëmeve ende mund të mos dihet.

Tani organizmi rregullator që duhet të mbrojë investitorët dhe tregjet, e ka pranuar se kishte marrë informata të besueshme dhe specifike për praktikat e biznesit të ndjekura nga z. Madoff që nga viti 1999.

Komisioni tani ka nisur këtë hetim të brendshëm, por përveç hetimit të pretendimeve në të shkuarën, ai do të shqyrtojë dhe marrëdhëniet mes anëtarëve të komisionit dhe z. Madoff.

Mendohet se Bernard Madoff administronte atë që konsiderohet se përbënte skemën më të madhe opiramidale në botë.

Tani po ngrihen dyshime serioze për rolin që ka luajtur komisioni për të mos e lejuar fare ngritjen e saj. /BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›