E Diel, 1 Nëntor 2026

Një titull dhe një revolucion verbal që do ndodhte gjetiu

Në gazetën tuaj on-line, lexova këtë titull: “Obama bën emërimet e reja, kinezi Stephen Chu, Sekretar për mjedisin”. Thjesht per nje polemike te vogel ne formë: Një titull i tille, ne France, do te bente qe media te paditej per diskriminim. Gjeja delikate eshte se konsiderohen me te padrejte si te huaj persona te lindur, te edukuar dhe qe paguajne taksat ne vendin e tyre (SHBA, France...).

Te nesermen e emerimit nga Sarkozy te Rachida Dati, ministre e Drejtesise ne France, sikur nje gazete te hapej me titullin, "Presidenti emeron nje marokene si ministre Drejtesie", do te ishte bere nje revolucion verbal...

Faktikisht jane gjera te lidhura me historine e veçante te vendeve perendimore, qe Shqiperia nuk i ka njohur. Sidomos per Francen dhe SHBA-te jane kujtime te dhimbshme.

Franca nuk guxon t'i konsideroje si te huaj emigrantet me prejardhje nga ish-kolonite, sepse e pa ç'i ndodhi ne vjeshten 2005. Shtypi gjeti asajkohe shprehjen tipikeeufemike franceze: "Te rinjte e periferive urbane" ...

SHBA-të, jane po ashtu me te matura sot ne kete pike. Në Luften e Dyte Boterore, kur japonezet sulmuan ne Pearl Harbor, nje vale diskirminimi shpertheu ne SHBA ndaj çdo personi me origjine japoneze apo gjermane.

Mijëra syresh u deportuan me akuzen e "kolones se peste" qe jetonin në SHBA, por gjoja zemren e kishin te vendi i origjines; pati dhe nga ata qe u ekzekutuan ne demokracine amerikane, pa asnje forme procesi, vetem sepse mbanin origjinen e armikut. Kjo ishte nje nga faqet me te turpshme te historise moderne te SHBA-ve, per te cilen flitet pak. Si rrjedhim, sot evitohen shprehje te tilla (kinezi, algjeriani...) dhe preferohet togfjalëshi: "Me prejardhje nga emigracioni kinez, magrebin..."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›