Zamparini: PlayStation i shkatërron të rinjtë
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se PlayStation, përkatësisht loja e futbollit, e cila dita ditës është duke u përhapur gjithandej, është duke i shkatërruar të rinjtë italianë, por edhe ata në botë. “Në kohën time, fëmijët dilnin në rrugë për të luajtur futboll. Nga 20 vetë, 10 prej tyre përparonin në këtë sport. Ndërsa sot, në mëhallë luajnë vetëm 4 vetë, sepse të tjerët e preferojnë PlayStation”, ka thënë presidenti i klubit Rosanero.