Vija: Spanja kishte nevojë për mua
David Vija ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe ka rigjetur fanellën e Kombëtares së Spanjës. Sulmuesi 30-vjeçar pranon se nuk është gati për të qenë titullar, por pa modesti thotë se ekipi përfaqësues kishte nevojë për të. Spanjës i mungoja unë, pasi përshtatem shkëlqyeshëm në fushë… Me sa e kam ndjekur unë Kombëtaren gjatë këtyre kohëve që nuk kam qenë pjesë e grupit, trajnerit Del Boske i është dashur shpeshherë të surprizojë me zgjedhje dhe skema të ndryshme, por me mua në formë të shkëlqyer Spanja duhet të mendojë të përforcojë vetëm mbrojtjen dhe sulmin, sepse golat i garantoj unë. Rëndësia e Kombëtares? Përveç fanellës dhe ndeshjeve në arenën ndërkombëtare, më ka munguar ambienti që krijohet këtu, marrëdhënia që kam me shokët. Ne jemi si një familje dhe është e vështirë të rrish larg saj.