E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zani Çaushi dënohet me 18 vjet burg

03/02/2009  Dënimi i dytë për trazirat e ‘97-s

TIRANË- Gjykata e Tiranës dënoi dje Myrteza Çaushin, një prej personave të shumëpërfolur për terrorin e shkaktuar në Vlorë gjatë vitit të trazirave 1997. Ndërsa është duke vuajtur një masë dënimi me burgim të përjetshëm të marrë nga gjykata e Vlorës në vitin 1999, Zani i Vlorës tashmë do të duhet të vuajë edhe një tjetër masë dënimi. Burgimit të përjetshëm i shtohet edhe 18 vjet burg dhënë dje nga gjyqtari Altin Abdiu. Asnjë prej të pandehurve nuk ndodhej në sallë. Vendimi u dha në prani të prokurorit. Madje edhe avokatët mbrojtës nuk ishin të pranishëm edhe pse ishin lajmëruar nga ana e gjykatës. Ervin Karanxha, prokurori i çështjes, kërkoi dënimin e Zanit me 25 vjet burg. Ndërkohë gjykata e pa të udhës të ul disa vite në kurriz të tij duke e lehtësuar pozicionin që ai ka patur në trazirat e vitit 1997. Zani është shpallur fajtor për ngjarjet e vitit të tmerrshëm 1997 në Vlorë. Edhe pse nuk ka pranuar akuzat, gjykata e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet Zani Çaushin. I gjithë grupi mori nga 25 vjet burg, ndërsa Hair Hiraj u dënua vetëm me 5 vjet burg për vjedhje të mbetur në tentativë. Skerdian Bajrami u dënua me 5 vjet burg, Dorian Saliu me 22 vjet burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›