Aksioni antiduhan, higjiena gjobit 15 subjekte
03/02/2009 Ankohen pronarët e bareve
GJIROKASTËR - Gjatë ditës së djeshme grupet e kontrollit të Inspektoratit të Higjienës në Gjirokastër kanë rifilluar sërish “goditjen” antiduhan kryesisht në mjediset dhe godinat publike, lokalet e shërbimit etj., dhe gjatë kontrollit janë vendosur mbi 15 gjoba administrative për kundërvajtësit. “Ne kërkojmë zbatimin me korrektësi nga ana e subjekteve të ndryshme për ligjin e mospërdorimit të duhanit dhe sidomos nga subjektet private”, thotë Spiro Naka, shef i Inspektoratit të Higjienës pranë Drejtorisë së Shëndetit Parësor. Sipas tij, inspektorati ka programuar kontrolle në të gjitha subjektet shtetërore dhe private në rrethin e Gjirokastrës. Në këtë hartë kontrollesh antiduhan përfshihen institucionet shtetërore Këshilli i Qarkut, Prefektura, Bashkia, Drejtoria Arsimore, shkollat, spitali rajonal etj. Madje Inspektorati i Higjienës po kalon në “sitën” antiduhan edhe mjetet e transportit publik. Rikthimi i kontrolleve për zbatimin e ligjit antiduhan në qytetin e Gjirokastrës ka rindezur debatet mes përfaqësuesve të Inspektoratit të Higjienës dhe pronarëve të lokaleve, bareve, restoranteve etj.
Aktualisht si shkak i stinës së ftohtë në këto lokale funksionojnë në shërbim të klientëve vetëm mjediset e brendshme çka bën që gjatë ditës ato të jenë plot me re të dendura të tymit të cigareve që pinë klientët. “Unë, punën time e bëj, kam vendosur kondicioner, por klientela që tymos cigare është e madhe në numër, po t’i largoj nga lokali ngelem pa punë”, thotë Aleko Bellai, pronari i një lokali në lagjen “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës. “Ne do të thërrasim në ndihmë edhe Policinë Bashkiake dhe atë të Rendit për të detyruar subjekte të veçanta të respektojnë ligjin e mospërdorimit të duhanit në mjediset publike”, përfundon deklaratën Spiro Naka.