Zbardhen negociatat sekrete greko-shqiptare për varrezat e ushtarëve
Procesverbali i debatit në Komisionin e Ligjeve zbulon historikun 4-vjeçar të negociatave
Habjon Hasani
Një histori 4-vjeçare negociatash mes dy qeverive, që në thelb zbulon përpjekjet e dy qeverive për të administruar eshtra ushtarësh të vrarë. Që prej vitit 2005 qeveria greke nisi pretendimet e saj për ngritjen e 4 varrezave për nder të ushtarëve grekë të vrarë në vendin tonë. Një kërkesë që u prit plot bujë asokohe dhe që solli katër vite negociata intensive mes Greqisë dhe Shqipërisë për të mbyllur këtë çështje. Por, procesverbali i mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për këtë çështje më 5 maj të këtij viti, në mënyrë të thjeshtë zbulon pretendimet e palës greke dhe qëndrimet e palës shqiptare me këtë çështje. Ka mjaftuar vetëm shpjegimi i ekspertes së Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, në këtë komision, që shumë detaje të rëndësishme dhe të panjohura të negociatave të dilnin në dritën e diellit. Ndërtimi i varreve-mauzeleum për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore u kthye në një skandal që vuri në siklet autoritetet zyrtare të dy shteteve. Vendi për ndërtimin e kësaj varreze u zgjodh në Grykën e Këlcyrës, aty ku dikur kishte qenë një kishë e vogël kristiane, e njohur me emrin "Shën Koll". Në të vërtetë ndërtimi i varrezës ku pretendohet se do të vendosen eshtrat e 630 ushtarëve të vrarë në luftën italo-greke nisi që në vitin 2003, pa u përmbushur asnjë procedurë e parashikuar nga ligji shqiptar. Varreza-mauzeleum, e cila nisi ndërtimin ilegal në vitin 2003, u parashikua të ndërtohej brenda një manastiri dhe një kishe ortodokse me qëllim që të shërbenin për kryerjen e riteve fetare nga besimtarët. Gjatë ndërtimit të objektit manastirin e vizitoi dhe ish-presidenti grek, Stefanopulos. Më 10 maj të vitit 2006 pritej që varreza të vizitohej nga ministri grek i Mbrojtjes, Vangjelis Meimarakis dhe homologu i tij shqiptar, Fatmir Mediu. Por vizita e ministrit grek u anulua në çastet e fundit me pretendimin se pala shqiptare nuk kishte plotësuar ende dokumentacionin për ndërtimin e varrezës. Dy javë më pas u publikua skandali i zhvarrimeve pranë kishës së "Shën Mërisë" në Kosinë, që demaskoi përpjekjet për ndërtimin në mënyrë të dyshimtë të kësaj varreze. Më 27 maj të vitit 2006 prokuroria nisi hetimet për priftin e Përmetit Vasil Thomollari dhe drejtuesit e Shoqatës së ish-Ushtarakëve Minoritarë, të cilët kishin organizuar dhe financuar zhvarrimet. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëvonshme provuan se të zhvarrosurit s'ishin ushtarë grekë, por fshatarë shqiptarë. Qysh në fillimin e hetimeve të këtij skandali qeveria shqiptare dhe drejtuesit e lartë të gati të gjitha forcave politike në vend u përpoqën të hiqeshin mënjanë, apo ca më keq ta anashkalonin këtë histori sikur të mos kishte ndodhur fare. Presioni i medias dhe i shoqërisë shqiptare, të skandalizuar nga fakti se pleqtë dhe minorenët jo vetëm ishin nxjerrë mbi tokë, por do të nderoheshin si heronj grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, bëri që një pjesë e klasës politike të reagonte qoftë dhe me gjysmë zëri. Zërat më të ashpër ishin ata të deputetëve Pëllumb Xhufi e Sabit Brokaj, si dhe deputetit të PS-së për Përmetin, Flamur Hoxha. Qëndrimi i politikanit Godo dhe i disa partive të papërfillshme nga e djathta do të ishte si një pikë uji në oqean. Qeveria shqiptare u përpoq në maksimum që të mos krijonte asnjë lloj konflikti, qoftë dhe banal, me priftin e Përmetit dhe bashkëpunëtorët me kombësi greke të tij.
Procesverbali i Komisionit të Ligjeve për ligjin mbi ndërtimin e varrezave greke
Drejton mbledhjen:
Ilir Rusmali – kryetar komisioni
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Marrin pjesë:
Ilir Rusmali, Aldo Bumçi, Pal Dajçi, Ramiz Çobaj, Eris Hoxha, Spartak Braho, Sali Shehu, Luan Skuqi; zëvendëson Gjovalin Prengën, Flori Bajramaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Gjovalin Prenga, Spiro Peçi.
Mungojnë:
Taulant Dedja, Arian Madhi, Tom Doshi, Galip Ramadhi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Besnik Dervishi, Elmaz Sherifi, Fatmir Xhafaj, Arben Isaraj.
Të ftuar:
1. Ledia Hysi – drejtoreshë Juridike në Ministrinë e Jashtme.
2. Ilir Tepelena – drejtor i Përgjithshëm i Marrëdhënieve Dypalëshe në Ministrinë e Jashtme.
HAPET MBLEDHJA:
Miratohet procesverbali.
Ilir Rusmali: Fillojmë mbledhjen. Sot kemi për të shqyrtuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Nga Ministria e Jashtme kanë ardhur si specialistë zonja Ledia Hysi dhe zoti Ardian Tepelena. Fjalën e ka zonja Hysi, për të na njohur shkurtimisht me projektligjin.
Ledia Hysi: Çështja e diskutimit të kësaj marrëveshjeje nga ana ligjore ka filluar në vitin 2005, kur nga Ambasada Greke u kërkua që të ndërtohej një mur rrethues i varrezës së Dragotit. Rezultoi që varreza kishte 57 varre ekzistuese, ndërkohë që ndër vite kishte filluar të ndërtohej edhe një varrezë tjetër në Këlcyrë. Nga eksperienca që ka Shqipëria me Republikën Federale të Gjermanisë, Italinë, Britaninë e Madhe dhe Rumaninë rezulton se kanë më shumë se një varrezë, ndaj filluam negociatat me Greqinë, të cilat u konkluduan në draftin që kemi paraqitur sot. Në këtë draft parashikohet që të gjitha eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore të mblidhen në varrezën e Këlcyrës, ndërkohë që në marrëveshje u parashikua që edhe varreza ekzistuese në Bularat, e cila ka vetëm 50 varre, të ngelej ashtu siç ishte.
Për identifikimin e të rënëve grekë është parashikuar që të mblidhet një komision i përbashkët ekspertësh nga të gjitha fushat, duke filluar nga topografët, historianët, mjekët ligjorë etj., të cilët, në mbledhjen e parë, do të miratojnë një protokoll për rregullat e procedimit dhe funksionimit. Nga pala greke pretendohet të jenë 12 mijë ushtarë grekë të rënë gjatë luftës, duke përfshirë këtu edhe personelin mjekësor që i ka shoqëruar dhe priftërinjtë. Gjithsesi, komisioni do të bëjë identifikimin e saktë të tyre dhe mbledhjen e eshtrave në një varrezë të përbashkët, në atë të Këlcyrës. Negociatat kanë vazhduar për gati dy vjet. Në marrëveshjen që paraqiti pala greke kërkoi tri dhe më vonë katër varreza, por ne konkluduam që të jenë vetëm dy: varreza kryesore në Këlcyrë dhe ajo ekzistuese në Bularat.
Marrëveshja parashikon që të përcaktohet një ditë përkujtimore për të rënët, e cila do të përkojë me datën 28 tetor, që është edhe dita e përkujtimit të dëshmorëve grekë, ku mund të bëhen ceremoni të veçanta nga autoritetet greke që do të vijnë në Shqipëri, por, gjithsesi, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ceremonitë do të zhvillohen në të dyja gjuhët përfaqësuese: shqip dhe greqisht.
Fillimisht u kërkua që varrezat të menaxhoheshin nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila u kundërshtua plotësisht nga autoritetet tona. Është rënë dakord që kisha të jetë jashtë varrezave dhe që varrezat të trajtohen ashtu siç trajtohen ato në legjislacionin shqiptar. Përjashtime nga tatimet dhe doganat do të ketë vetëm për pajisjet
të do të vijnë për ndërtimin e varrezave. Për të gjitha procedurat që do të kryhen në Shqipëri do të respektohet legjislacioni shqiptar në fuqi. E veçanta, ajo që parashikohet edhe në marrëveshje me Gjermaninë, është që, në rast se për arsye të infrastrukturës apo të projekteve, në të ardhmen do të dalë nevoja që të dyja këto varreza të shpërngulen, atëherë autoritetet shqiptare do të ofrojnë një territor tjetër, ku do të mblidhen të gjitha eshtrat e ushtarëve të rënë grekë. Gjithsesi, toka do të jetë në pronësi të shtetit shqiptar dhe vetëm në përdorim të shtetit grek. Pra, përsëri ngelet territor shqiptar.
Faleminderit!
Ilir Rusmali: Faleminderit, zonja Hysi! Ju i ezauruat të gjitha elementet e marrëveshjes. Në qoftë se kolegët kanë pyetje, janë të mirëpritur.
Fjalën e ka zoti Shehu.
Sali Shehu: Kam dy pyetje të shkurtra.
E para, sa vendvarrime do të ketë në dispozicion të palës greke për memorialë për ushtarët e vrarë?
E dyta, a është ndërtuar ndonjë memorial deri tani, apo jo?
Ledia Hysi: Është parashikuar që të ketë vetëm një memorial në Këlcyrë. Ndërkohë, në marrëveshje është parashikuar edhe sipërfaqja për të. Aktualisht në Këlcyrë ekzistojnë varrezat e ushtarëve grekë, të cilat zënë ka 4 mijë metra katrorë sipërfaqe. Gjithsej, sipërfaqja që do të zënë varrezat në Këlcyrë do të jetë 10 mijë metra katrorë. Domethënë, çdo eshtër që do të dalë dhe komisioni do ta identifikojë si ushtar i rënë grek, si shoqërues i priftërinjve apo si personel mjekësor, do të jetë brenda sipërfaqes prej 10 mijë metrash katrorë, jo më tepër.
Sali Shehu: Kjo do të thotë që pala greke nuk ka të drejtë të ngrejë memorialë të tjerë, përveçse në Këlcyrë, apo jo?
Ledia Hysi: Po.
Ilir Rusmali: Kush ka pyetje të tjera? Po, zoti Braho.
Spartak Braho: Këto marrëveshje, ashtu siç jemi në dijeni, kanë një lloj sensibiliteti në opinion dhe komentohen gjerë e gjatë. Dua të di nëse këto do të jenë vetëm vendvarrime, apo do të jenë vende ku pala greke do të fillojë të ndërtojë rezidenca fetare dhe aty do të mbushet plot me flamuj grekë? Edhe një herë, këto janë ato gjëra që përbëjnë ndjeshmërinë e qytetarëve tanë. Nuk kam ndonjë kundërshtim për varrezat, le të bëhen. Kam përshtypjen që nga pala greke teprohet, sepse fillohet me pak dhe ecet më shumë.
Ledia Hysi: Problem mbetet mënyra se si do të zbatohet marrëveshja. Në marrëveshje është parashikuar që kishat janë absolutisht të ndara nga varrezat. Për të qenë realistë, po përmend ku kemi hasur vështirësi. E përmenda më përpara që këto varreza kanë qenë ekzistuese, madje ka pasur edhe në fshatin Dragot. Kur kemi filluar negocimin e marrëveshjes, përveç institucioneve shtetërore, kemi përfshirë shumë edhe pushtetin lokal në të tëra këto zona, duke filluar që nga Korça, Përmeti dhe Gjirokastra. Kur pyesnim: “A ka varreza?”, thoshin “nuk ka”, por kur kemi vajtur vetë kemi parë që ato kanë ekzistuar. Domethënë, nuk mund të përgjigjemi se çfarë do të bëhet nesër. Ideja është: sa të angazhuara do të jenë të gjitha strukturat shtetërore, qoftë qendrore, qoftë lokale, për të respektuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje?
Në marrëveshje parashikohet që Kisha është e ndarë nga shteti. Kjo për të respektuar jo vetëm besimin shqiptar ortodoks apo të krishterë, por edhe atë mysliman në këto zona. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në këto formulime dhe gjithmonë jemi konsultuar.
Ilir Rusmali: Faleminderit!
Ka diskutime në parim rreth projektligjit? Nuk ka.
Miratohet projektligji në parim.
Neni 1.
Ka pyetje ose diskutime? Nuk ka.
Miratohet.
Neni 2.
Ka pyetje ose diskutime? Nuk ka.
Miratohet.
Hedhim në votim në tërësi projektligjin.
Kush është dakord me projektligjin?
Ka kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.
Miratohet projektligji.
Të nderuar kolegë, faleminderit që ishit sot në këtë mbledhje të shpejtë të komisionit!
Faleminderit edhe të ftuarve nga Ekzekutivi për shpjegimet që na dhanë!
Shihemi në seancë.
Sekretar: Sali Shehu
20 Gusht 2009