Berisha: “Sindikatave do tua marrim pronat që i fituan me dekretin tim”
Kreu i qeverisë paralajmëron ligjin për të shtetëzuar pronat aktuale të sindikatave
Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dje se qeveria është drejt përfundimit të një projektligji, i cili do të mundësojë shtetëzimin e pronave të sindikatave nga qeveria për t’i kthyer në shoqëri aksionere e për t’i privatizuar më vonë. Këto prona të sindikatave u fituan me anë të dekretit të ish-presidentit Berisha në vitin 1992, por duke qenë se dekreti presidencial nuk u dublua me firmën e ish-kryeministrit Meksi dhe meqenëse ky dekret nuk kaloi asokohe në Parlament për miratim, në vitin 1998, Gjykata Kushtetuese vendosi pavlefshmërinë e tij. Por, që nga viti 1992, kur u shpall dekreti, e deri në vitin 1998, kur Kushtetuesja e klasifikoi dekretin si të “pafuqishëm”, kishte kaluar një periudhë 6-vjeçare e në këtë periudhë shumë prona u kaluan sindikatave. ǒdo të bëhej me këto prona? A do të shtetëzoheshin dhe këto prona që iu dhanë sindikatave për 6 vite bazuar në dekretin e “pafuqishëm”? Vendimi i Kushtetueses nuk e interpretoi një gjë të tillë. Ky vendim thjesht dhe vetëm konsideroi dhe arsyetoi se dekreti i Berishës nuk kishte “fuqi zbatuese ligjore”. Por vendimi i Kushtetueses u dha 6 vite më vonë, ndërkohë “de facto” pronat ishin dhënë, kështu që në të njëjtin vit, pra në vitin 1998, qeveria e atëhershme hartoi një ligj të posaçëm që rregullonte marrëdhëniet e sindikatave me pronat që i kishin siguruar përmes dekretit të ish-presidentit Berisha.
Kryeministri
Dje, kreu i qeverisë, duket se ka përdorur si alibi dhe në një kontekst manipulativ vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë sikur “nuk dinte gjë” se përveç vendimit të Kushtetueses ka pasur edhe një ligj të vitit 1998 që përcaktonte në mënyrë precize fatin e pronave të siguruara nga sindikatat që prej vitit 1992 (si pasojë e dekretit të vetë Berishës) e deri në vitin 1998. Por duket se kreu i qeverisë, në projektligjin që është duke u hartuar, dëshiron t’i referohet vetëm vendimit të Kushtetueses, edhe pse kjo e fundit, në vitin 1998, vetëm sa interpretoi si “të pafuqishëm dekretin e ish-presidentit Berisha, por nuk u shpreh mbi pronat që u kishin kaluar sindikatave në 6 vite dhe nuk mund të shprehej sepse Kushtetuesja nuk ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet mes palëve, por të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe përplasjet e ligjeve. “Ka dhe një ligj tjetër shumë të rëndësishëm mbi pasuritë e sindikatave. Në funksion të Presidentit të Republikës, duke vlerësuar rolin dhe kontributin historik të sindikatave në përmbysjen e diktaturës komuniste, i vetëdijshëm se ato nuk mund të ishin më aleatë të qeverisë demokratike në vitin ‘92, por natyrshëm oponentë të saj dhe avokatë të të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve, dekretova, në mënyrë që t'u jepja pavarësi ekonomike sindikatave, kalimin në pronësi të tyre të të gjitha pronave të ish-bashkimeve profesionale. Ky dekret, në mënyrën më të pakonceptueshme, nuk është votuar në Parlament. Faktikisht, ky dekret nuk ka fuqi. Më vonë, në vitin 1998, Gjykata Kushtetues ka bërë ndërhyrjen e vet të drejtë dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me mosvotimin e dekretit në Parlament ato janë pasuri të askujt, në kohën kur ato ishin resortet më të mira turistike të vendit”, - komentoi dje Bertisha në mbledhjen e qeverisë, duke preferuar që t’i referohet plot zell vendimit të Kushtetueses.
Resortet
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Berisha ka piketuar dhe pronat më prioritare që projektligji do të ketë në vëmendje, që sipas tij janë pronat sindikale në bregdet. “Është e domosdoshme që të tëra këto resorte turistike, të cilat nuk janë në pronësi të askujt sot, pasi është vetëm shteti pronar i tyre, të merren e të shndërrohen në shoqëri aksionere, ku shteti do të jetë padëshirueshmërisht pronar. Po e bëjmë këtë në mënyrë që të qëndrojmë garant të rikonstruksionit të tyre të plotë dhe menjëherë shteti do të shesë aksionet e tij. Pra, që në momentin që ato do të rindërtohen, shteti është i gatshëm t'i shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Për ndryshe, po të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se ky ligj vjen në kohën e duhur. E vërteta është se edhe eksponentë të rëndësishëm të sindikatave e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë një hap të tillë, sepse e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme", - deklaroi dje kryeministri.
20 Gusht 2009