Kryeministri shkel ligjin, sindikatat fituan të drejtën mbi pronat deri në vitin 2021
Zbardhet vendimi i Parlamentit, që ua njihte sindikatave të gjitha marrëveshjet e bëra deri në 1998-n
Nisma e qeverisë për t’u marrë sindikatave pronat që ato i disponojnë si pasojë e kontratave 6-vjeçare që u lidhën pas dekretit të ish-presidentit Berisha duket se bie në kundërshtim flagrant me Ligjin Nr.8340/1, datë 6.5.1998, të votuar në Parlament. Ky ligj u miratua në vitin 1998, fill pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi si të pafuqishëm dekretin e ish-presidentit Berisha, e në këtë mënyrë të gjitha ato prona që për 6 vite u kishin kaluar sindikatave rregullisht do të trajtoheshin sipas këtij ligji të vitit 2008. Por, nëse e sheh me kujdes këtë ligj, rezulton se pronat e fituara rregullisht nga sindikatat gjatë periudhës 1992-1998 do të mbahen nga sindikatat deri në vitin 2021, ose më saktë deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Sot jemi në vitin 2009 dhe rezulton se kreu i qeverisë, Sali Berisha, minimalisht është nxituar me 11 vite për t’ua hequr sindikatave këto prona.
Ligji
Në ligjin “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit Nr.204, datë 5.6.1992 ‘Për pasurinë e sindikatave’”, shkruhet shprehimisht se: “Pasuritë e sindikatave, të fituara nga zbatimi i Dekretit Nr.204, datë 5.6.1992, konsiderohen pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, sipas inventarizimit dhe vlerësimit të bërë nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në muajin qershor të vitit 1992, mbi bazën e gjendjes faktike të muajit mars të vitit 1991. Aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave për ndarjen e pasurisë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë vlerë juridike, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Mosmarrëveshjet që lidhen me këto aktmarrëveshje zgjidhen në rrugë gjyqësore. Rishpërndarja e pasurisë së sindikatave, në rastin e shkëputjes së fraksioneve dhe krijimit të sindikatave të reja nga ato ekzistuese, bëhet mbi bazën e marrëveshjes në përpjesëtim me numrin e anëtarëve të tyre. Në rast mosmarrëveshjesh ato zgjidhen në rrugë gjyqësore. Pasuria e paluajtshme e përfituar nga sindikatat në bazë të këtij ligji nuk mund të tjetërsohet deri më 31.12.2020. Trualli pasuri e sindikatave sipas Nenit 1 të këtij ligji, konsiderohet pronë e zënë. Ish-pronarët kompensohen sipas Ligjit Nr.7698, datë 15.4.1993 ‘Për kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarëve’”. Pra sikundër tregon dhe ky ligj i vitit 1998, sindikatat kanë të drejtë që të mbajnë pronat e fituara rregullisht në vitet 1992-1998 për një afat kohor deri në fund të vitit 2020.
Historiku
Me një dekret të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, sindikatat kanë marrë pronat e ish-Bashkimeve Profesionale. Sot rezulton se thuajse të gjitha pronat e ish-Bashkimeve Profesionale janë tjetërsuar ose dhënë me qira, në kundërshtim me ligjin. Të gjitha ish-kampet dhe shtëpitë e pushimit shfrytëzohen tanimë nga pronarët ose persona të tjerë, që i kanë marrë me qira. Gjithsej ishin 165 objekte në të gjithë Shqipërinë dhe ato përfshinin rreth 60 mijë metra katrorë ndërtime me vlerë 139 miliardë e 192 mijë lekë. Nga pasuria e sindikatave në vitin 1991 u ndanë edhe 20 milionë lekë, që ishin gjendje në llogarinë bankare të ish-Bashkimeve Profesionale dhe një sasi e pallogaritshme inventari e kancelarish. Gjysma e pasurisë i kaloi Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, 40 për qind Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër u nda midis Sindikatës së Pavarur të Minatorëve dhe asaj të Naftës. Pas kësaj ndarjeje filloi lufta e nëndheshme për të shtënë në dorë sa më shumë prona. Rreth 30 për qind e të gjitha objekteve të ndara u shitën, ndërsa 20 për qind e këtyre objekteve rezulton se janë dhënë me qira, ku përfshihen ish-kampet e punëtorëve dhe shtëpitë e pushimit në disa qytete. Rreth 17 për qind e pronave të sindikatave u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997. Një pjesë e ish-kampeve shfrytëzohen si hotele dhe qiratë shkojnë në arkat e sindikatave, por zor se ndonjë punëtor i thjeshtë përfiton prej tyre.
Si u krye shpërndarja e pronave të sindikatave
50 për qind e pasurisë të ish-Bashkimeve Profesionale i kaloi Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
40 për qind Konfederatës të Sindikatave të Shqipërisë
10 për qind u ndanë midis Sindikatës së Pavarur të Minatorëve dhe asaj të Naftës
30 për qind e të gjitha objekteve të ndara u shitën
20 për qind e objekteve janë dhënë me qira (këtu përfshihen ish-kampet e punëtorëve dhe shtëpitë e pushimit)
Aksioni në Vlorë, policia kreu arrestime pas abuzimeve me pronat e sindikatave
Në prill të vitit 2007 në Vlorë u arrestua presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, i akuzuar se kishte mashtruar një shtetas duke i kërkuar 40 mijë euro në këmbim të shitjes së një prone të sindikatës. Fatmir Musaku u arrestua në flagrancë nga ana e policisë sapo ai kishte dalë nga lokali ku kishte lidhur "marrëveshjen" me biznesmenin. Gjithçka ishte kurdisur më parë nga policia dhe në momentin e arrestimit atij iu gjetën të gjitha paratë, të cilat ishin shënuar më parë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Musaku i kishte marrë paratë në këmbim të ndihmës që do t'i ofronte për zgjidhjen e një konflikti gjyqësor për godinën në varësi të Sindikatave të Pavarura në Vlorë. Çështja kishte disa ditë që ishte në hetimin e policisë dhe strukturave të Antikrimit Ekonomik, deri në momentin që i dyshuari është futur në kurthin e policisë dhe është kapur me shumën e parave në dorë. Fillimisht policia është takuar me biznesmenin dhe i ka dhënë atij një pjesë të shumës së parave, duke e porositur atë që t'i thoshte Musakut se pjesën tjetër do ta merrte më vonë. Të gjitha bankënotat ishin shënuar dhe numrat e tyre të serisë ishin regjistruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Takimi u zhvillua në një lokal në Lushnjë dhe biznesmeni i ka dhënë Musakut pakon me 40 mijë euro. Ai i ka pranuar ato me premtimin se pak ditë më vonë do të vinte edhe pjesa tjetër. E gjithë kjo skenë është monitoruar nga policia, e cila ka pritur momentin e duhur për të ndërhyrë. Sapo Musaku ka dalë nga lokali është përballur me agjentët e policisë, të cilët i kanë hedhur prangat në duar. Tre godina kanë qenë gjithsej në Vlorë pronë e Sindikatave të Pavarura, të cilat më parë ishin në varësinë e Bashkimeve Profesionale.
20 Gusht 2009