Qeveria tallet me ushtarakët, i kompenson me një kafe në ditë
Rritet kompensimi me 50 lekë në ditë për ushtarakët. Rritet kompensimi me 50 lekë në ditë për ushtarakët
Habjon Hasani
Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë masën e kompensimit për banesat dhe ushqimin e ushtarakëve në vlerën 50 lekë në ditë. Për cilindo është e qartë se kjo vlerë jo vetëm që nuk ka ndonjë ndikim të madh në kompensimin për vlerën e shtëpive, por kjo shifër konsiderohet qesharake dhe në raport me ushqimin që ata duhet të sigurojnë në kushtet e një inflacioni gjithnjë në rritje në Shqipëri. Me normën e mëparshme vlera e kompensimit në vlerë leku për një vakt për ushtarakët (oficer, nënoficer, ushtar profesionist) ishte 224 lekë në ditë për person. Me normën e re vlera e kompensimit në vlerë leku për një vakt për ushtarakët e këtyre kategorive është llogaritur në 274 lekë në ditë për person. Me normën e re vlera e kompensimit të ushqimit në vlerë leku është 50 lekë për person në ditë. Vlera totale e kësaj rritjeje prej 50 lekësh shkon në 95 milionë lekë në vit, ndërsa e gjithë vlera është përfshirë në fondet e alokuara për vitin 2008 për shërbimin e ushqimit.
Vendimi
Në pikën tre të vendimit të ri përcaktohet se oficeri aktiv i Forcave të Armatosura, i cili nuk e ka ndryshuar vendbanimin familjar pasi nuk ka pasur mundësi strehimi dhe nuk përfiton kompensim për qira banese, gëzon të drejtën e kompensimit në vlerë për ushqim. Një fakt interesant është se zyrtari i vetëm që cakton normat dhe masën e ushqimit në bazë të kalorive është vetë ministri i Mbrojtjes. Gjithsesi, i sigurt është fakti se ky kompensim del qartë si tejet qesharak në kushtet kur me vlerën e 50 lekëve në Shqipëri është e vështirë të pish një kafe të vetme, pasi të paktën në Tiranë pjesa dërrmuese e lokaleve kanë vlerën e një kafeje më të lartë se 50 lekë. Mjaft të krahasohet fakti se vlera mesatare e një pilafi është 100 lekë, kuptohet menjëherë se rritja nuk i siguron këtyre ushtarakëve as edhe një tas pilaf të vetëm. Sipas ndryshimeve të kryera në vitin 2006 në të njëjtin vendim, ushtarakët nuk do të kompensoheshin me 100 lekë të rinj për t‘u ushqyer dhe për të ngrënë vaktin. Sipas vendimit 524, datë 30.07.2004, ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer dhe ushtar profesionist), i emëruar jashtë vendbanimit, i cili nuk e ka ndryshuar vendbanimin familjar, pasi nuk ka pasur mundësi strehimi dhe nuk përfiton kompensim për qira. Ndërkohë që, sipas vendimit të 2004-s, ushtarakët e tjerë të shërbimit aktiv gëzojnë të drejtën e kompensimit në vlerë për ushqim vetëm për vaktin e drekës, për ditët efektive të punës.
Përplasja
Miratimi i normave të trajtimit me ushqim për ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, studentëve të universitetit ushtarak “Skënderbej” dhe njësive të Forcave të Armatosura, ka përplasur në janar të këtij viti ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Kjo ka ardhur pas kostos së madhe që ka sipas kreut të Financave, skema e re e trajtimit me ushqim për këto kategori. Kështu, ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes ka përcaktuar skemën e re të trajtimit me racionin bazë të ushqimit për dy kategori, ushtarët e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe studentët e universitetit ushtarak “Skënderbej”, sipas së cilës racioni bazë përmban 4300 kalori. Njëkohësisht njësitë e Forcave të Armatosura, gjatë angazhimeve në operacione e stërvitje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, përveç racionit bazë të ushqimit, do të trajtohen me racion shtesë, me 500 kalori. Duke argumentuar këtë projektvendim, ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, theksonte se sipas skemës së vjetër ushqimi bazë përmbante vetëm 3800 kalori, ndërkohë që në vendet e tjera si SHBA-të, Turqia, Italia dhe Greqia, ushqimi bazë përmban 4200 deri në 5600 kalori. “Normat aktuale të furnizimit sigurojnë 3800-3900 k/kalori. Gjatë viteve të fundit trupat tona janë angazhuar në operacione të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë trajtuar me normat ekzistuese të ushqimit, që janë larg nivelit të standardeve të trajtimit me ushqim të ushtrive të NATO-s, si dhe nga vlerat kalorike, ashtu dhe të përbërësve të treguesve ushqimorë”, - thuhej në relacionin e ish-ministrit Mediu.
SHIFRA
50
lekë në ditë është vlera e shtuar për kompensimin e ushqimit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura
100
lekë është vlera mesatare e një pilafi në mensat dhe vendet ku tregtohet ushqim në të gjithë Shqipërinë
274
lekë në ditë për person është vlera totale e kompensimit për ushqimin e ushtarakëve aktivë të FA-së
95
milionë lekë është kostoja dhe efekti total financiar i kësaj rritjeje prej pesëdhjetë lekësh për ushtarakët
3
vakte do të llogariteshin nga viti 2006 pas ndryshimeve të bëra në vendimin fillestar të marrë në 2004-n
12 Qershor 2008