E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet projektbuxheti i bashkisë, Rama kërkon 8 miliardë lekë për investime anonime

Në projektbuxhet, mungon detajimi i investimeve në zëra dhe kosto Zbardhet projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës, ku kreu i bashkisë Edi Rama kërkon të investojë për këtë vit. Por, në të nuk jepet asnjë shpjegim i detajuar se si do ti përdorin fondet dhe ku do ti përdorin. Në mbi 200 faqe që ka ky projekt buxhet, në asnjërën nuk tregohet se si do të investohet, pavarësisht shumës që kryebashkiaku Rama kërkon të miratohet në këshill. Në projektbuxhet thuhet se shpenzimet e përgjithshme të Bashkisë së Tiranës parashikohen

të jenë në masën 7.542.546.000 lekë. Por ky fond është kundërshtuar nga këshilltarë të tjerë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kjo për arsye se në projektbuxhet thuhet se do të rikonstruktohen 9 çerdhe dhe 9 kopshte, por nuk jepet detaji më i vogël se cilat janë këto kopshte e çerdhe që duan rikonstruksion. Do të përfundojmë ndërhyrjen në 22 rrugë dhi 22 kryqëzime kryesore për krijimin e korsive të rezervuara për transportin publik, kjo është një  tjetër pik ku nuk jepet asnjë detajim si do të investohet e shumë pika të tjera ku kërkohet të miratohet një fond por nuk jepet asnjë zë se si do të shpenzohen këto fonde dhe ku saktësisht do të investohen. Pra projektbuxheti është krejtësisht i pa detajuara ProjektbuxhetitNë projektbuxhetin që është darkuar për miratim në Këshillin Bashkiak, thuhet se do të strehojnë 398 familje të pa streha, të njëjtën gjë që premtoi edhe një vit më parë dhe ende nuk dihet se çfarë u bë me këto të pa strehë, megjithatë këtë projektbuxhet nuk thuhet asgjë se ku dhe si do ti strehoj në këto familje të pastreha. Por nuk përfundon vetëm me kaq mis detajomi i projektbuxhetit pasi një tjetër pik që flitet për të investuar një vlerë parash. Kështu, sipas projektbuxhetit në përfundimin e tre qendrave sociale thuhet se do të hapet e para asgjësi të shërbimeve sociale për integrimin e të gjithë atyre që kërkojnë mbështetje sociale. Ndër të tjera në këtë projektbuxhet thuhet se do të vihet në funksionim e para qendra Kontrollit të trafikut në qytetin e Tiranës, që do të lehtësoj ndjeshëm trafikun, por as në këtë nuk ka një studim më të detajuar se si do të lehtësohet trafiku, pra nuk ka një planë konkret, pra nuk ka një planë konkret dhe një detajim më të hollësishëm. Do të ecim më tutje me një rishpërndarje të kontributeve të komunitetit drejt zonave informale dhe atyre në nevojë, përkundrejt atyre formale dhe kontribute në buxhetin e bashkisë me qëllim ekualizimin e shpërndarjes së shpenzimeve kapitale, por në këtë nuk thuhet në asnjë rresht se si do ti rishpërndajnë këto kontribute dhe ku do të bëhet cilat janë këto zona që do tu rishpërndahen kontributet etj. Të ardhuratPlani i të ardhurave të bashkisë së Tiranës për vitin 2010 është në shumën 7.542.546.000 lekë.  Kjo shumë është e ndarë në të ardhura nga taksat dhe nga tarifat vendore që është 6.678.910.00. Të ardhurat tatimore  janë në shumën 5. 008.000.000. të ardhurat jo tatimore janë 1.670.910.000. Ndërsa të ardhurat nga transferuat e pakushtëzuara janë 863. 636.000 lekë. Ndërsa përsa i përket planit të shpenzimeve ato sipas projektbuxhetit janë të ndara në shpenzime korrente që pritet të jenë në shumën 4.424.000.000 lekë. Dhe në shpenzime kapitale që janë në 3.118.546.000 lekë. Panani i shpenzimeve kapitale nga të gjitha burimet për vitin 2010 i shtonë qytetit të Tiranës 4.6 miliard lekë, nga të cilat 1.1 miliard lekë investime në infrastrukturë. Por ashtu siç e kanë diskutuar edhe këshilltar edhe krerët e minibashkive nuk thuhet se ku do të investoj kryebashkiaku në infrastrukturë në mënyre që të miratohet shuma. Përveç kësaj një tjetër shumë prej 1 miliard lekësh kërkohen për rikualifikimin urban, që nuk dihet se ku. 877 milion lekë investime në arsim, dhe nuk jep asnjë detaj si do ti investoj këto në arsim. Gjithashtu një tjetër shifër është dhe 499 miliard lek për ndërtimin e 398 banesave sociale, ku ndërtimi i këtyre banesave duhet të ishte bërë prej kohësh pasi vit për votë ka pasur një bushet për ndërtimin e këtë banesave. Një tjerë pikë e pa detajuar është dhe miratimi i 533 milion lekë për përmirësimin e transportit, dhe 120 milion lekë për kujdesin social dhe solidaritetin. Liri Mëhalla

Last Updated on E Hene, 25 Janar 2010 21:32

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›