E Diel, 1 Nëntor 2026

Minibashkia Nr. 1 bllokon rrugën Nazmi Rushiti në mënyrë të jashtëligjshme

Ankohen banorët: Nga Ali Demi për tek Brryli, i biem si Magelani 
Rruga Nazmi Rushiti, që lidhe lagjen Ali Demi me zonën e Brrylit prej disa muajsh është bllokuar në mënyrë të pa ligjshme nga Njësia bashkiake Nr.1 e cila ka vendosur disa vazo të mëdha lulesh për të mos lejuar kalimin e automjetet nga njëri kah i rrugës në tjetrin. Bllokimi i kësaj rruge ka bërë që jo vetëm automjetet por dhe banorët e lagjeve të përshkruajnë mbi 2 kilometra rrugë vetëm se minibashkia Nr.1 ka zënë këtë rrugë, e që më tepër kur bllokimi i

 rrugës është i paligjshëm nga ana e kryetares së njësisë bashkiake Nr.1. Burimet pranë kësaj njësie pohojnë se kanë qenë të detyruar të zënë rrugën Nazmi Rushiti, që lidh disa lagjeve pasi vet banorët e kësaj rruge kanë depozituar një sërë ankesash pran minibashkis Nr. 1. Ankesat e banorëve kanë qenë të një natyre krejt të pa zakontë, pasi u bë asfaltimi i rrugës ata nëpërmjet një letre të firmosur nga mbi 20 banorë kanë kërkuar që ajo të bllokohej nga ana jonë pas kalimi i automjeteve në këtë rruge ishte kthyer në një shqetësim tepër të madhe për fëmijët e tyre. Në ankesën e banorëve që ne na ka ardhur thuhej se fëmijët e tyre po rrezikonit jetën, pasi nëse do të hapnin derën e shtëpisë do të ishin viktima të aksidenteve. Ndaj dhe njësia jona vendosi të bllokoj këtë rrugë me disa vazo të mëdha me lule në mënyre që të mos shkaktoheshin viktima, kanë pohuar burimet pranë minibashkisë Nr. 1. Ankesat e banorëve  Banorët e rrugës Nazmi Rushiti Tiranë kanë dërguar një letër në adresën e redaksisë së Gazetës Sot ku ankohen për bllokimin e kësaj rruge lidhëse me rrugën Ali Demi dhe rrugën kryesore të lënës, ose materniteti i ri Koço Glozheni. Në letrën e dërguar thuhet se kjo rrugë është kalimtare për të gjithë komunitetin, dhe se është bllokuar me dy vazo të mëdha, duke e bërë të pakalueshme jo vetëm për automjetet, por është vështir edhe për kalimtarët. Gjithashtu ndër të tjera në letrën e dërguar pran gazetës thuhet se bllokimi i rrugës është e paligjshme pasi ajo prej vitesh ka qenë një rrugë lidhëse mes dy lagjeve të lartë përmendura. Vetëm për një tekë të njësisë bashkiake Nr.1 dhe për ndonjë familje që banon aty, lagja tjetër që është matanë rrugës duhet të dalin në qendër dhe më pas të shkoj deri te bërryli ose te materniteti i ri, kësaj i thonë harxhim kohë, pasi nëse do të ishte e kalueshme ajo rrugë si ka qenë prej vitesh për dy minuta bëhej kalimi nga njëri kah i rrugës në tjetrin, kjo ka qenë ankesa e dërguar në redaksinë e gazetës SOT. Por banorët që banojnë në këtë rrugë nuk mendojnë kështu.Problemi Pas ankesave të disa banorëve gazeta ka vërejtur më nga afër këtë rrugë, madje aty është ndeshur me banorët e kësaj lagje. Ata kanë pohuar se bllokimin e rrugës Nazmi Rushiti, e kanë kërkuar pikërisht këta të fundit pasi kishin frik për fëmijët e tyre. Nëse fëmijët tanë do të hapnin derën e shtëpisë ajo do të ishte vetëm nëse do ti kishim në të mbajtur për dore pasi në të kundërt sapo të dilnin do të përplaseshin nga një makinë që kalonte me shpejtësi të madhe sikur të ishte në autostrade dhe jo në një rrugë lagje, banor të tjerë të cilët duan të kalojnë në këtë rrugë me automjet ndoshta nuk u vjen mirë por ne kemi fëmijë. Na vjen keq që ata do të përshkruajnë një rrugë më të gjatë për të kaluar nga një kah i rrugës në tjetrin po jeta e fëmijëve është kryesorja, ndaj ne mendojmë se duhet të na kuptojnë banorët e tjetër dhe të mos e marrin si diçka personale, kanë përfunduar banoret e kësaj lagje. Ata kanë pohuar për gazetën se janë mbledhur të gjithë banorët e kësaj lagje kanë hedhur firmat në një letër dhe ja kanë dërguar njësisë bashkiake Nr. 1. madje ata kanë falënderuar që minibashkia ka ardhur dhe ka vërejtur më nga afër këtë rrugë dhe më pas vendosi bllokimin e saj. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›