E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, mbyllen tre pika gazi, tregtonin jashtë rregullave

Vetëm gjatë këtij muaji janë mbyllur në qytetin e Vlorës tre pika të shitjes së gazit të lëngshëm. Mbyllja e tyre është bërë sepse ata shisnin këtë produktet jashtë rregullave të sigurimit teknik duke rrezikuar edhe jetën e banorëve pranë shitoreve të tyre. Burime nga prefektura e qarkut bëjnë me dije se tashmë është hartuar plani dhe është kaluar në zbatimin praktik të kontrollit të të gjitha pikave ku shitet gazi i lëngshëm dhe kësaj radhe nuk do të mjaftohet me vetëm

konstatime për shkelje të rregullave të sigurimit por do të bëhet edhe mbyllja e tyre. Të tre pikat e gazit që janë mbyllur këtë muaj kanë qenë duke shitur këtë produkt në shitore ku shiteshin edhe fruta e perime e ushqime dhe ndërkohë që nuk kishin nxjerrë licencën përkatëse edhe për shitjen e gazit. Në të vërtetë shitore të tilla në qytet janë me dhjetëra dhe shitësit që tregtojnë domate e qepë nuk përtojnë të mbajnë parën edhe dhjetë a më shumë bombola gazi për ti shitur për banorët që jetojnë parën shitoreve të tyre, por njëkohësisht duke qenë edhe rrezik për ta. Një rast i tillë i rrezikshëm ndodhi disa muaj më parë në këtë qytet, në lagjen 1 maji kur një dyqan i tillë mori flakë nga një shkëndijë elektrike dhe duke qenë një barakë me dërrasa rrezikojë gjithë lagjen por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nuk ndodhi fatkeqësia.V,Sako

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›