Patozi-opozitës: Hiqni postobllokun e integrimit
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi e ka cilësuar paktin prej 10 pikash të propozuar nga opozita si rreng fëminor i kreut të saj Edi Rama.
Duke folur në seancën e sotme plenare Patozi theksoi se 10 pikat e paktit nuk janë gjë tjetër veçse hartimi i Edi Ramës I cili po e përdor si postobllok për të mos ecur përpara me reformat integruese të vendit.
“Bashkimi Europian pret prej nesh plotësimin e 12 rekomandimeve dhe 5 prej tyre janë përfshirë edhe sot në axhendën e Parlamentit por që opozita nuk pranon t`i miratojë duke përdorur 10 pikat për të bllokuar integrimin” ka theksuar Patozi.
"Detyra jonë konkrete është plotësimi i 12 rekomandimeve. Integrimi është axhenda jonë kombëtare", tha Patozi, duke shtuar se maxhoranca dhe opozita kanë detyrime të përbashkëta për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu kërkoi nga deputetët e opozitës që të miratojnë ligjet me shumicë të miratuar si kush kjo për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
"Ne nuk vëmë kushte, nuk ju imponojmë konceptet tona. Kemi një kërkesë ndaj deputetëve të opozitës: Hiqni postbllokun e integrimin", tha Patozi.
Ndërkohë më herët Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi deklaroi në Kuvend se maxhoranca nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare për paktin e propozuar nga Partia Socialiste.