E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria hedh poshtë shtimin e Task-Forcave në prokurori

Qeveria ka hedhur poshtë idenë e
kryeprokurores Ina Rama që të ngrejë
zyra Task-Force kundër krimit ekonomikofinanciar
në prokuroritë e rretheve. Në
buxhetin e 2009-ës ishte planifikuar që në
sistemin e prokurorisë të futeshin edhe 15
prokurorë të rinj. Por, nga ana e qeverisë
është kundërshtuar ideja me arsyetimin
se nuk ka pasur fonde të mjaftueshme.
Burime nga akuza qendrore thanë se në
buxhetin e vitit 2009 të prokurorisë, i
miratuar nga Këshilli i Ministrave, do të jenë
në punë 807 punonjës. Janë dhënë 880
milionë lekë për shpenzime page dhe
sigurime, ndërkohë që nuk është
parashikuar fondi i dietave dhe orëve
shtesë. Akuza tha se 48 milionë janë dhënë
për investime, të cilat shkojnë në disa zëra,
si rikonstruksioni i prokurorive të qyteteve
Pukë, Burrel, Berat e të tjera. Gjithashtu,
nga ky fond do të mundësohet edhe blerja
e disa pajisjeve teknologjike për qendrën
e përgjimeve. Zyra e Prokurorit të
Përgjithshëm saktëson se 258 milionë
janë shpenzime operative, të cilat sipas
përllogaritjeve të ekspertëve garantojnë
funksionimin normal të punës së
prokurorisë. Në total fondet për
Prokurorinë e Përgjithshme janë 1 miliard
e 146 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›