Zbogar: Gjendja në veri të Kosovës, e papranueshme
PRISHTINE - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, e ka konsideruar të papranueshme gjendjen aktuale në veriun e Kosovës, veçanërisht pas vrasjes së një shqiptari dy ditë më parë.
Ai theksoi se çështja e veriut duhet të zgjidhet me dialog ndërmjet Qeverisë së Kosovës e serbëve të veriut.
“Jam i brengosur për shkak të situatës së sigurisë në Kosovë, sidomos pas vrasjes së fundit që ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Por, çështja e veriut të Mitrovicës duhet të zgjidhet nga Qeveria e Kosovës me qytetarët e kësaj pjese të Kosovës, mirëpo pasi që në këtë pjesë jeton edhe komuniteti serb, ka mundësi që edhe Serbia do të tentojë të kyçet në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Zbogar të mërkurën në Prizren, raporton Zëri.
Duke folur për gjendjen e krijuar pas vrasjes së një anëtari të familjes Haradinaj, shefi i BE-së për Kosovë ka thënë se së pari duhet të kryejnë punën e tyre organet e hetuesisë, Policia e Kosovës dhe e EULEX-it, e pastaj të reagojë BE-ja. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës në përgjithësi që të ruajnë rendin dhe qetësinë.
(er.nu/BalkanWeb)