‘Zbrazet’ LSI nga largimet
Shkodër-Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qytetin e Shkodër, Esmeralda Uruçi ka dhënë dorëheqjen nga posti që drejtonte në qytetin më të madh verior. “Jam përpjekur të respektoj pikëpamjet e parimet e kësaj lëvizje, " në aktivitetin politik të partisë, kam konstatuar zhvillime në kundërshtim me idetë e mia për një parti të se majtës demokratike e moderne.”-thekson Uruçi në deklaratën e shpërndarë medieve, ku bën të ditur vendimin e saj.
Ajo ka kritikuar kreun e LSI-së Ilir Meta, ku ka theksuar se “druhem shumë se LSI mund të kthehet në një sipërmarrje private ku sundon "Uni" i Kryetarit të partisë."“Në këto kushte,-tha ajo- qëndrimi im i mëtejshëm në LSI është bërë i pamundur dhe për rrjedhojë i pa argumentuar. Largohem duke dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbaj si në qendër ashtu dhe në LSI, Dega Shkodër.