Braçe: Strehimi - demagogji elektorale e Berishës
22/02/2009 PS për vendimin e qeverisë
Partia Socialiste reagoi dje lidhur me vendimin e qeverisë “Berisha” për strehimin. Sipas nënkryetarit të grupit kuvendor socialist Erion Braçe, deklarata e Kryeministrit Berisha është demagogji elektorale. Në deklaratën e tij Kryeministrit Berisha theksoi se qeveria do të trajtojë me kredi 6000 familje të pastreha, 3000 prej të cilave jetojnë në shtëpitë e pronarëve. “Nuk ka asnjë vendim të shkruar të qeverisë dhe asnjë buxhet të parashikuar në 2009-n në lidhje me këtë çështje. Për këtë dua të sjell dy pika të programit të qeverisë që lidhen me strehimin. Së pari, në programin e qeverisë thuhet: “Qeveria do të lehtësojë në një masë të madhe çështjen e strehimit të familjeve të pastreha. Për këtë qëllim qeveria do të investojë në ngritjen e 4000 apartamenteve, të cilat do t’u shpërndahen familjeve të pastreha sipas një sistemi transparent dhe të ndershëm”, - citoi Braçja. Sipas tij, ky premtim është një gënjeshtër e madhe e mbajtur, një aferë e re korruptive e mundur, e detyroi kryeministrin që 128 ditë larg nga fundi i tij të riformulojë gënjeshtrën e radhës. Njëkohësisht për 3000 familje që jetojnë në shtëpitë e pronarëve, Braçe i risolli në kujtesë qeverisë një vendim të Gjykatës Kushtetuese të 4 prillit 2007, që ka hedhur poshtë si diskriminues nenin që bënte fjalë për trajtimin nga shteti të kësaj kategorie me kredi.