Vullnetarët nën komandën e të huajve
22/02/2009 Pritet që sot në qytetin e Fierit të zhvillohet trajnimi nga ekspertët holandezë
Më parë ishin austriakët ata që trajnuan koordinatorët e këtij rrjeti për Veriun e vendit
Rrejti i vullnetarëve do të trajnohet nga ekspertët e huaj mbi mënyrën se si do të përçojë mesazhin te zgjedhësit. Ky rrjet do të funksionojë e do të veprojë në bazë të orientimeve që do të japin ekspertët e huaj. Sot pritet që koordinatorët e rrjetit të vullnetarëve për Qarkun e Beratit, të Fierit dhe të Vlorës të mblidhen në qytetin e Fierit për të zhvilluar trajnimin e dytë nga ekspertët holandezë. Faza e parë, pra trajnimi i parë, u bë pak kohë më parë, ku koordinatorët e rrjetit të vullnetarëve për Veriun e vendit u mblodhën në qytetin e Durrësit, ku ekspertë të një kompanie austriake u morën pikërisht me trajnimin e të rinjve. Ndërkohë sot në qytetin e Fierit pritet që të jenë ekspertët gjermanë ata që do të merren me trajnimin e përfaqësuesve të grupeve vullnetarëve për gjithë Jugun e vendit. Synimi kryesor i kësaj ndihmë duhet t’i mëshojë fort pikërisht mënyrës se si i gjithë rrjeti i vullnetarëve në të gjithë vendin të përçojë mesazhin te zgjedhësit shqiptarë. Kjo nisur nga vetë fakti se ngritja dhe funksionimi i një rrjeti të tillë është një eksperiencë e re për vendin tonë, pasi më parë nuk kanë funksionuar të tilla grupime për fushatat elektorale, qofshin këto për pushtetin vendor, qofshin për atë qendror. Në këtë mënyrë, duke qenë një praktikë e pazbatuar më parë në vendin tonë, lidershipi socialist ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ekspertëve të huaj. Duke ndjekur modelin “Obama”, ku fushatat elektorale amerikane për kreun e SHBA-ve u bazua te puna e vullnetarëve, e cila ishte një faktor i rëndësishëm për fitoren e presidentit aktual, synohet që dhe PS-ja të ndjekë këtë strategji për të arritur fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në 28 qershor. Kështu, ndër kryesoret vullnetarët duhet të trokasin derë më derë, fushatë në rrugë, autobus, lokale e në mjedise publike. Gjithashtu, duke ndaluar njerëz në çdo mjedis publik, vullnetarët do të kërkojnë plotësimin e një formulari, i cili përmban disa pyetje, ndër të cilat veçohet imazhi i Partisë Socialiste e kryetarit të saj. Konkretisht, formulari mban pyetje të tilla si: çfarë mendojnë për Edi Ramën dhe PS-në, për cilën parti do të votojnë: për PD-në apo për PS-në etj. Por mënyra se si duhen realizuar këto dhe detyra të tjera që i janë ngarkuar rrjetit të vullnetarëve, ka sjellë nevojën e një prezencë të ekspertëve të huaj për të trajnuar përfaqësuesit e grupeve të vullnetarëve në shkallë vendi. Më pas mësimet e marra do të duhet të përcillen në hallkat e tjera të përfaqësimit të këtij rrjeti. Ndërkohë vetë kreu socialist Edi Rama ka nisur që në fillim të këtij muaji takimet me rrjetin e vullnetarëve të Partisë Socialiste. Takimi i parë me rrjetin e vullnetarëve, i cili startoi dhe turin e ri të kreut socialist, u zhvillua në qytetin e Vlorës, duke u pasur me të tjera takime.