Zbulohen disa detaje të kurdisjeve

Një e përditshme gjermane ka bërë të ditur të dielën se ka siguruar detaje të disa prej 200 ndeshjeve nën hetim për skandalin e kurdisjeve që ka goditur futbollin evropian.
Sipas ueb faqes së Sueddeutsche Zeitung, në disa prej ndeshjeve nga divizionet më të ulëta personat e përfshirë u kanë dhënë ryshfet futbollistëve që ekipi i tyre të humbë nga në një rezultat të caktuar. E përditshmja përmendi disa ndeshje nga Zvicra, Belgjika, Kroacia dhe Turqia.
Hetuesit thuhet se janë duke shikuar një ndeshje të divizionit të dytë zviceran, mes Yverdon Sport dhe FC Thun më 26 prill 2009. Futbollistët e ekipit mysafir thuhet se kanë marrë 15 mijë euro për të siguruar se do të humbin me katër gola diferencë.
Ndeshja përfundoi 5-1. Në një ndeshje tjetër nga liga e dytë e Belgjikës, futbollistët e UR Namur kanë marrë një shumë të parave për të humbur me dy gola dallim. Namur u mposht 2-0. Futbolli evropian është tronditur pas njoftimeve se një bandë e rreth 200 personave ka kurdisur ndeshje në Gjermani, Belgjikë, Kroaci, Slloveni, Turqi, Hungari, Bosnje, Austri dhe Zvicër.