E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen filmimet e Novi Pazarit; më 1904 me shqiptarë



Publikohen për herë të parë dëshmitë e filmuara Novi Pazari në vitin 1904 me shqiptarë. Mediat në Kosovë dje kanë hedhur në “youtube” lajmin për një incizim që daton nga viti 1904 të bëra nga një studio filmike në Novi Pazar.

Ajo cfarë e bën interesante këtë filmim, nuk ka të bëjë vetëm me faktin celuloid të zbuluar, por për banorët që para 100 vitesh jetonin aty. Në “youtube” shihen burra të veshurme kostume kombëtare shqiptare, që janë banorë të atij vendi. Ajo që shihet qartë në video është se banoret e Novi Pazarit janë shumicë shqiptare, që dëshmohet nga veshja. Kjo është cilësuar si një video e rrallë që mund të gjendet nga ajo kohë, mirëpo ajo që është më kryesorja, është një fakt i dokumentuar nga vetë banorët e Novi Pazarit për strukturën e popullsisë së Novi Pazarit me shqiptarë, kurse sot ky qytet gjendet nën sovranitetin serb dhe i banuar me shumicë myslimane.

Shqiptarët e Novi Pazarit kanë qenë të detyruar të shpërngulen nga kjo krahinë në Turqi dhe vende tjera, kurse pjesa tjetër është asimiluar. Nëse u referohemi historianëve ky fakt ka qenë përmendur shpesh në studimet e tyre. Shumë autorë shqiptarë e të huaj kanë studiuar krahinat ku jetojnë shqiptarët. Një dijetar, Georg von Hahn, i cili, përgjithësisht, çmohet si një autoritet për çështjet që i përkasin Shqipërisë në hartën që

shoqëron veprën e tij "Albanische Studien" përfshin tërësinë e territorit të të katër vilajeteve: të Janinës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Shkupit. Në faqen e parë të veprës së tij autori kujdeset të na thotë se Shqipëria shtrihet nga 39 gradë deri në 43 gradë të gjerësisë veriore, domethënë që nga Preveza deri në Novi-Pazar.

Ndërsa publicisti i mirënjohur serb, Jovan Tomiç, në parathënien e një libri, që e botoi më 1913 thotë tekstualisht: "Me letrën e tij botuar në "Le Temps" të 3 janarit 1913,M.Gregor

Jaksiç ka gjetur një formulë të kënaqshme për të shprehur atë që paraqet anormal fenomeni ekspansionit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë së vërtetë, në Sanxhakun e Novi Pazarit, Fushë Kosovë, Serbia e vjetër dhe Maqedoni. Ky ekspansion i shqiptarëve krahasohet me një lumë të rrëmyer që ka dalë jashtë shtratit në mungesë të një rregulloreje, prandaj, sipas tij, ka ardhur koha që këtë lumë ta rikthejmë në shtratin e vet, duke e bërë të qetë dhe mirëbërës. Ky është misioni mirëbërës i Fuqive të Mëdha. Këto

duhet të prononcohen për kufijtë e Shqipërisë, duke i dhënë Shqipërisë kufijtë e saj të vërtetë". Incizimi i gjendur që është konsideruar menjëherë nga mediat kosovare si incizimi më i vjetër i krahinës së Sanxhakut ( sot i populluar me serb musliman ).

Re.Ku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›