E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Marashi interviston Skënder Sherifin

"Love", poezia si pasion dhe si teknikë


Sot dhe nesër përkatësisht në orën 13.00 në Aleancën Franceze dhe në 12.00 në sallën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, poeti frankofon Skënder Sherifi do të dialogojë me studiuesin Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike.

"Poezia si pasion dhe si teknikë", quhet ky bashkëbisedim poetik që ka si shkas veprën e fundit poetike të Sherifit titulluar "Love". Ky libër renditet së fundi ndër "vlerat universale" nga revista pariziane "Paris-Match"


Dhe si një ndër dhjetë "librat më të pëlqyer" për vitin 2008 nga gazeta belge "La Libre Belgique". Sherifi është shqiptar në origjinë por i rritur dhe i formuar në një mjedis të kulturës frankofone, ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

Por ai ruan energji të pashtershme që i ushqen raportet me atdheun e origjinës. Vitet e fundit është përherë i pranishëm tek publiku më shumë me opinionet se sa me veprën e tij, fare pak e përkthyer në shqipe.


"Poezia si pasion dhe si teknikë" organizohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike
në bashkëpunim me Aleancën Franceze.

Fama dhe skandalet në "Çikago"


"Çikago" filmi muzikor i vitit 2002, shfaqet sonte në mbrëmje në orën 19.00 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi. Fama dhe skandalet në epokën e jazzit në Çikagon e vitit 1924, janë tema e filmit me regji të Rob Marshallit, me protagonistë aktorët Catherine Zeta-Jones, Renée Zellëeger dhe Richard Gere.
"Çikago" ka fituar gjashtë Çmime Oscar më 2003, përfshi edhe Çmimin si Filmi më i Mirë.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›