Një panair për traditën e poçerisë
Rajoni i Korçës ka një traditë mijëra vjeçare në poçeri, ku në nuk mungojnë dhe shumë aktivitete, të cilat i kushtohen kësaj tradite. Kështu në kuadër të tyre dje para sheshit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit ", në qytetin Korçës është çelur Panairi i Poçerisë. Në këtë panair marrin pjesë artistë korçare dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë. Siç shprehen pjesëmarrësit, por edhe vizitorët, Korça është shquar për punimet në poçeri me forma të larmishme artistike, që e harmonizojnë mirë traditën me modernen.
Një vend të rëndësishëm në ekspozitë krahas enëve të ndryshme, zënë edhe figura të shquara si ajo e Skënderbeut. Panairi i poçerisë do të vazhdojë të qëndrojë i hapur gjatë gjithë kësaj jave. Panairi i Poçerisë, që ka edhe kuptim simbolik për besimtarët ortodoksë gjatë kremtimeve të festës së Pashkës, organizohet pikërisht në këtë periudhë, duke çelur siparin e aktiviteteve të tjera kulturore, që do të zhvillohen përgjatë vitit në këtë qytet. Për të ruajtur dhe zhvilluar këtë traditë, Bashkia e Korçës në kuadrin e veprimtarive festive për Pashkët, ka vendosur që të krijojë lehtësira fiskale për artizanët e poçerisë, në vitin e dytë të organizimit të Panairit të Poçerisë, që do të qëndrojë hapur në sheshin kryesor të qytetit, deri në 18 prill. Po ashtu do të ketë dhe aktivitet të tjera, të cilat do të organizohen në vigjilje të Pashkëve. Afishe të shumta, ekspozuar në fasadat e pallatit të kulturës "Vangjush Mio" paralajmërojnë aktivitete të afërta kulturore, mes të cilave, një koncert recital, si dhe aktivitetet me rastin e 100-vjetorit të krijimit të sportit Korçar, etj.