E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori gjerman: Liberalizimi i vizave, pas marrjes së dokumenteve të reja



Ambasadori gjerman në Shqipëri, Borshhard, deklaroi dje se liberalizimi i vizave do të mund të realizohet vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet, dhe njëri prej tyre është pajisja me karta identiteti, si dhe pasaporta biometrike. "Pasaportat e sigurta nga falsifikimi, është kushti paraprak për liberalizimin e vizave. Këto duhet të njihen nga shtetet e hapësirës “Shengen”. Procesi është në vijim e sipër dhe krahas tij, vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një hartë të mënyrës se si do të procedohet për liberalizmin e vizave. Kushte të tjera janë lufta ndaj korrupsionit, sigurimi i kufijve, lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike", - tha Borshhard. Ai foli edhe për aplikimin në BE, të cilin e cilësoi si një vendim të pavarur. “Kërkesa për në BE është një vendim sovran dhe i pavarur i qeverisë shqiptare. Qeveria federale nuk është duke sugjeruar për hapa të një procesi të tillë. Tashmë ndodhemi në qendër të një krize ekonomike dhe është vështirë t’i informosh qytetarët evropianë, për hyrjen e anëtarëve të rinj. Pas kapërcimit të krizës, do të ishte momenti më i mirë. Tashmë tregjet financiare duket se po rimarrin veten”, - deklaroi ambasadori gjerman.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›