Zbulohen kandidatët për ‘Topin e Artë’

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe revista e njohur franceze ‘France Football’, të martën e kanë publikuar listën e kandidatëve për trofeun prestigjioz ‘Topi i Artë’, i cili do të ndahet në janar të vitit që vjen. Lista prej 50 lojtarësh, e publikuar ditë më parë, është reduktuar në 23.
Barcelona përfaqësohet me më së shumti lojtarë -8, kurse Real Madridi me 5. Në këtë listë nuk gjendet asnjë futbollist italian, ndërsa aty mungojnë edhe lojtarët e kampionit të Serie A, Milan.
Lionel Messi është fitues i këtij trofeu në dy vitet e fundit. Ylli i Barcelonës shihet si favorit edhe këtë vit, por ai duhet ta mposht konkurrencën e portugezit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, që po ashtu po shfaq formë të jashtëzakonshme.
Kandidatët për ‘Topin e Artë’
Eric Abidal (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Karim Benzema (Real Madrid), Iker Casillas (Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Daniel Alves (Barcelona), Cesc Fabregas (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Lionel Messi (Barcelona), Thomas Müller (Bayern Munich), Nani (Manchester United), Neymar (Santos), Mesut Ozil (Real Madrid), Gerard Piquè (Barcelona), Wayne Rooney (Manchester United), Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich), Luis Suarez (Liverpool), David Villa (Barcelona), Xabi Alonso (Real Madrid), Xavi Hernandez (Barcelona), Samuel Eto’o (Anzhi), Wesley Sneijder (Inter), Diego Forlan (Inter).
Publikohet edhe lista e trajnerëve më të mirë
FIFA dhe ‘France Football’ e kanë publikuar edhe listën e 10 trajnerëve më të mirë në botë, të cilët do të garojnë për ta fituar çmimin prestigjioz ‘Trajneri më i mirë i vitit’. Pasi fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, shihet si favorit, por nuk duhet lënë anash as trajnerët tjerë, që arritën suksese me klubet respektive.
Top 10 trajnerët
Vicente Del Bosque (selektor i Spanjës), Alex Ferguson (Manchester United), Rudi Garcia (Lille), Josep Guardiola (Barcelona), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Joachim Low (selektor i Gjermanisë), Josè Mourinho (Real Madrid), Oscar Tabarez (selektor i Uruguait), Andrè Villas-Boas (Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal).